LAJMI I FUNDIT:

Ranieri: Roma e Interi në nivel të njëjtë

Ranieri: Roma e Interi në nivel të njëjtë

Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, ka thënë se ai është duke pritur një finale të balancuar të Coppa Italia, kur Inter dhe Roma të takohen në Stadio Olimpico.

“Roma dhe Interi janë në nivel të njëjtë. Nuk ka favoritë. Do të jetë ndeshje mes dy protagonistëve dhe një festë futbolli duke shpresuar të mos ketë incidente”.

“U kam thënë lojtarëve të mos mendojnë për Scudetton. Unë u kam folur atyre vetëm për Coppa Italia. Ne po luajmë në një finale dhe kjo tregon udhëtimin e vështirë që kemi pasur. Ne duhet të luajmë lojën tonë. Nëse e bazojmë në luftë atëherë ne do ta humbim”, deklaroi Ranieri. /Telegrafi/