LAJMI I FUNDIT:

Ramos: Do ta mposhtim Lyonin 3-0

Ramos: Do ta mposhtim Lyonin 3-0

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, thotë se në ndeshjen e nesërme në Santiago Bernabeu, ata do ta mposhtin Lyonin me rezultat 3-0 dhe do të kualifikohen në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve.

Lojtarët e Realit janë plotësisht të bindur se ata përfundimisht do të arrijnë të kualifikohen në fazën e ardhshme, pasi pesë vite nuk arritën të plasohen në ¼ e finales.

“Do të fitojmë me rezultat 3-0 dhe të gjithë do të jenë të kënaqur. Ky lloj takimi e motivon çdo lojtarë që do të luajë. Do të kemi një mbrëmje magjike në Santiago Bernabeu”, ka thënë Ramos./Telegrafi/