LAJMI I FUNDIT:

Ramiz Krasniqi, trajner i ri i Hajvalisë?

Ramiz Krasniqi, trajner i ri i Hajvalisë?

Ramiz Krasniqi mund të emërohet trajner i ri i Hajvalisë. Skuadra prishtinase e ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin Bekim Isufi sot, i cili dha dorëheqje pas rezultateve jo të mira në fillim të këtij sezoni.

Prandaj, drejtuesit e këtij klubi janë vënë në ‘sulm’ për ta gjetur pasardhësin e trajnerit gjilanas. Burime brenda klubit të Hajvalisë njoftojnë se në opsion janë 2-3 trajnerë, por Express mëson se njëri nga ta është pikërisht ish trajneri i Prishtinës e Ferronikelit.

“Kemi biseduar, mund të ketë diçka. Tash për tash nuk mund të them as po as jo, se a do të jem trajner i Hajvalisë. Të shohim nesër”, është shprehur Krasniqi për Express.

Në shtatë xhirot e para, Hajvalia ka grumbulluar vetëm 5 pikë. Në gjendje të njëjtë e kishte marrë Krasniqi edhe Ferronikelin vjet, duke e bërë njërin prej ekipeve më stabile të Superligës, deri në momentin kur u largua, pa u mbyllur sezoni. /Express/Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Serie A
Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Premier League
Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Ligat tjera
Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Bledian Krasniqi dhe Vesel Demaku, do të jenë dy prurjet e reja të Franco Fodas te Kosova për ndeshjet e marsit

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori