LAJMI I FUNDIT:

Rama: Zgjedhjet e 18 qershorit, pa PD-në (Video)

Rama: Zgjedhjet e 18 qershorit, pa PD-në (Video)

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në rubrikën “Komunikimi i Javës” në Facebook, se “pretendimi se në zgjedhje do të shkojmë pa PD-në po merr formë përfundimtare për shkak të verbërisë së liderit të vjetër dhe kryetarit të ri që imiton të vjetrit dhe lider nuk bëhet dot”.

“Kurrë gjatë 15 proceseve zgjedhore gjatë pluralizmit, opozita nuk ka pasur mundësinë që ka pasur sot, për tu bërë pjesë e qeverisë nga fillimi në fund të fushatës zgjedhore – për të monitoruar procesin. Sot mund të jetë dhe mund të japë një kontribut konkret për përmirësimin e standardeve zgjedhore të këtij vendi”, theksoi Rama. “Deri tani PD nuk ka dëgjuar të punojë me ne për të mirën e Shqipërisë dhe zor se do ta bëjë detyrën e saj. Fatkeqësisht, kohën e fituar nga tërheqja jonë nga Kavaja, PD nuk e shfrytëzoi për të mbyllur laboratorin e krizës artificiale në Bulevard”. /Telegrafi/