LAJMI I FUNDIT:

Rama: Vaksina anti-COVID, vjen në Shqipëri brenda 2 muajve të parë të 2021

Rama: Vaksina anti-COVID, vjen në Shqipëri brenda 2 muajve të parë të 2021

Vaksina antiCovid do të sigurohet në një dozë të kufizuar si fillim dhe brenda 2 muajve të parë të vitit do të nisë vaksinimi. Kryeministri, pa përmendur emra, zbulon se janë në negociata me disa shtete që kanë pranuar të na japin një sasi, ndonëse të vogël, vaksinash, ndërsa nuk kursen ironinë me mënyrën sesi po zhvillohet nga vendet e BE procesi i shpërndarjes.

Në konferencën e përjavshme, Rama pranoi t’i përgjigjet dhe pyetjeve lidhur me vizitën e znj.Osmani në Tiranë. Çështjet që ajo ngriti në parlament ku Rama mungonte, i sheh si deklarata për konsum politik në interes personal.

Kryeministri dhe Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës morën shumë kohë për të folur për projektet në sektorin e energjisë dhe hidrokarbureve dhe shpjeguan dhe arsyet se përse pavarësisht arritjeve në këto sektorë, nuk mund të ketë as ulje të çmimit të energjisë dhe as të karburantit.


Ministrja Balluku pranoi se ankimim që i ka bërë tenderit për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës një ditë më parë, një nga kompanitë e interesuara, ka detyruar Ministrinë të bëjë ngrirjen e procedurës, që do të sjellë një vonesë vetëm 2 javore për të nisur shqyrtimin e ofertave. /Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori