Kryeministri Edi Rama njoftoi sot është hapur gara për drejtues të spitaleve publike, por sa kaq ai njoftoi se gara mbyllet brenda 24 orëve…
Sipas tij të gjithë ata që aspirojnë për drejtorë duhet të çojnë CV pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Sakaq, Kryeministri thotë se konkursi do të jetë i ndershëm dhe drejtorët nuk do të zgjidhen politikisht si deri më tani. Madje për ta bërë sa më bindëse këtë ai thotë se në komision do të ketë edhe të huaj. Por sa i besueshëm do të jetë ky komision, ku gjithçka zhvillohet në Ministrinë e Shëndetësisë që drejtohet nga Ogerta Manastirlliu? -Kjo mbetet për tu parë…
Statusi i Ramës në Facebook
Ju uroj një ditë të mbarë me këtë ftesë të posaçme të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, drejtuar atyre që duan të sfidojnë veten dhe ndryshojnë realitetin, duke u bërë pjesë e bashkëqeverisjes përmes drejtimit të spitaleve tona.
Kur kanë mbetur edhe 24 orë nga afati i fundit, po edhe për të promovuar këtë qasje të re në zgjedhjen e drejtuesve publikë, që do ta shtrijmë në çdo fushë shërbimesh për qytetarët:
Të gjithë të interesuarit që duan të aplikojnë për pozicionet e drejtuesve të spitaleve universitare dhe rajonale në vend, janë të ftuar të aplikojnë sipas procedurave të shpallura në Shërbimin Kombëtar të Punësimit, ueb faqen www.puna.gov.al dhe të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale www.shendetesia.gov.al
Dokumentacioni i kandidatëve do të dorëzohet pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Kandidatët do të testohen nga Komisioni i vlerësimit ad hoc, i cili do të përbëhet nga:
i. Përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
ii. Mjek me eksperiencë shumë-vjeçare në shërbimet spitalore;
iii. Dy menaxherë sipërmarrjesh të suksesshme;
iv. Drejtues i një Spitali jashtë vendit;
v. Ekspert ndërkombëtar në fushën e menaxhimit shëndetësor/spitalor, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
vi. Mjek i njohur me titull shkencor, i cili ushtron të drejtën e pensionit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

DPHM: Edhe gjatë javës së ardhshme do të kemi mot të ngrohtë, reshje shiu priten vetëm të enjten

Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Osmani mbështet deklaratën e sekretarit Rubio për sovranitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja