Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama paralajmëroi marrjen e masave të rrepta të sigurisë në burgje ndaj personave të dyshuar apo të dënuar për përfshirje në krim të organizuar, apo dhe organizata terroriste.
Ndryshimet në ligj, marrin si shembull legjislacionin italian, apo “rregjimin 41-Bis”, i parashikuar fillimisht në vitin 1986 dhe i përforcuar në 1992, menjëherë pas vrasjes nga mafia të prokurorit Giovanni Falcone, dhe parashikojnë, siç e përshkroi dhe kryeministri që kjo kategori të dënuarish apo të dyshuarish “t’i nënshtrohen një regjimi të ri, shumë të rreptë, izolimi dhe monitorimi, duke iu ndërprerë çdo lloj komunikimi të brendshëm dhe të jashtëm për të gjithë kohën e paraburgimit dhe të vuajtjes së dënimit. Do të thotë se këta lloj përfaqësuesish të botës së krimit do të kenë kontakte shumë të kufizuara me qeniet e tjera njerëzore dhe shumë rreptësisht të monitoruara për të gjithë kohën e vuajtjes së dënimit të tyre”, tha zoti Rama.
Kryeministri njoftoi gjithashtu se është vendosur “ngritja e një salle operative monitorimi non-stop me kamera të burgjeve të sigurisë së lartë, duke filluar nga burgu “313” dhe nga godina e operacionit “Forca e Ligjit”. Ndërkohë, në Shërbimin e Kontrollit të Burgjeve do të ngrihet një sallë operative monitorimi non-stop e të gjitha institucioneve peniteciare të Republikës së Shqipërisë. Kjo e çon sigurinë e burgjeve, dhe luftën kundër korrupsionit kronik në burgje në një nivel të panjohur më parë”, u shpreh kryeministri, duke shtuar se sipas tij kjo “mundëson reduktimin në nivele krejt minimale, për të mos thënë në zero, të të gjithë atyre aspekteve dhe fenomeneve si “futu e dil dhe fut e nxirr celular” dhe garanton se burgjet janë vende ku vuhet dënimi, jo vende ku komandohet bota e krimit”.
Qeveria ka vendosur gjithashtu të marrë masa të rrepta për të kufizuar dhe bastet sportive, lokalet e të cilave, kanë mbushur lagjet e thuajse të gjitha qyteteve. Sipas ligjit, duke nisur nga data 31 dhjetor të këtij viti do të pushojnë së funksionari të gjitha kazinotë elektronike, në zonat qëndrore të qyteteve, dhe ato do të duhet të spostohen në periferi.
“Ndryshimi i sotëm përfshin edhe bastet sportive, si dhe çdo lloj basti për çdo garë të ashtuquajtur në pistë. Në territorin e Republikës së Shqipërisë nga 1 janari nuk do ngrihet më asnjë qepen për baste dhe ashtu siç është përcaktuar në ligjin ekzistues nuk do ngrihet më asnjë qepen për kazino elektronike në asnjë zonë të banuar në 28 mijë km katror të Republikës së Shqipërisë”, u shpreh kryeministri.
Deklaratat e tij, Rama i bëri pas mbledhjes së sotme të qeverisë, por ndonëse ai foli për vendime të marra, në faqe e kryeministrisë ato nuk ishin të publikuara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa