LAJMI I FUNDIT:

Rama: Strategjia e PD, bllokimi i Vettingut

Rama: Strategjia e PD, bllokimi i Vettingut

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë të mbajtur paraditen e së enjtes ka rikonfirmuar mbajtjen e zgjedhjeve më 18 qershor dhe ka theksuar se PS i ka nisur tashmë përgatitjet.

“Në lidershipin e PS po zhvillohet një punë e posaçme për të ndërtuar strategjinë elektorale, që bazohet në anketimet e publikut, në fokus grupet e ndryshme, ku dëgjohen votues të majtë e të djathtë, të lëkundur, etj. Pastaj do të përcaktohet programi dhe kalendari politik deri ditën e zgjedhjeve”, ka deklaruar Rama.

Sa i takon PD-së, Rama ka thënë se strategjia e saj ka qenë bllokimi i Vettingut, ndërsa bojkotin e saj e ka cilësuar absurd.


“Edhe pse surprizën e bllokimit të Vettingut e kam pritur, nuk kemi pritur bojkotin e Parlamentit dhe lidhjen e këtij halli me zgjedhjet. Që do të thotë se PD mori përsipër një aksion shumë të rrezikshëm për vetëveten, por jo pa asnjë shans për të pasur sukses”, ka thënë Rama.

Sipas tij, shansi i vetëm për këtë sukses ishte duke përçarë shumicën dhe duke ndikuar tek Ilir Meta dhe LSI, por pa sukses. “PD ka dështuar me sukses. PD hyri në një betejë për të marrë peng qeverinë, për të marrë peng reformën në drejtësi”, ka thënë Rama.

Ai ka shtuar se, PD kundërshtoi në mënyrë absurde edhe gatishmërinë e mazhorancës për të gjetur një figurë konsensuale për presidentin e Republikës. Por, edhe figura e Ilir Metës, sipas tij, është më konsensuale se kurrë.

“PD ka vendosur një mur absurd mes vetes dhe sistemit demokratik në Shqipëri. Edhe për presidentin e Republikës pati përpjekje për një figurë konsensuale. President më konsensual se Meta, PD s’kishte ku e gjente as në tokë e as në hënë”, ka vijuar Rama.

Ai ka shtuar më tej se, presidenti i zgjedhur ka bërë të gjitha përpjekjet për të bindur PD që të zhbllokojë Vettingun dhe të krijonte një bazë barazie në zgjedhje, por e djathta ka refuzuar.

Madje, ajo ka refuzuar edhe ofertën për një sistem monitorimi të strukturave shtetërore në zgjedhje përmes një zëvendëskryeministri të emëruar prej saj.

“Propozuam një task forcë që do të monitorojë sjelljen e plotë të shtetit në fushatë zëvendëskryeministri i propozuar nga PD do të vihej në krye të task forcës, së bashku me një vëzhgues të caktuar nga SHBA dhe BE”, ka thënë Edi Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Kalo në kategori