Ambasadorja e BE në vendin tonë i ka dorëzuar pasditen e sotme kryeministrit Edi Rama, rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për çeljen e negociatave për anëtarësim. Në një konferencë për shtyp, kryeministri Rama thotë se vendi ynë u ngjit një shkallë më lart.
Rama tha se rekomandimi është dhënë pa asnjë rezervë dhe shigjetoi edhe mediat që u morën me frymëmarrjen e tij në deklaratën e bërë pas protestës në Rrugën e Kombit.
“Sot kemi kaluar sprovën historike të ngjitjes në një shkallë të re si vend dhe popull. Jemi rekomanduar pa asnjë rezervë nga KE, si një vend që mund dhe duhet të ulet në tryezën e negociatave për të hyrë në familjen e BE. Jam i emocionuar, ata që merren me frymëmarrjen mbase e ndjejnë. I dhamë Shqipërisë një staturë të re në arenën ndërkombëtare dhe dolëm nga një tjetër udhëkryq mes së shkuarës dhe të sotmes. Kaluam sprovën historike, u ngjitëm në një shkallë të re”, u shpreh kryeministri Rama.
Teksa dukshëm nuk i mohoi emocionet, duke e përsëritur dy herë, kreu i qeverisë nuk la pa falënderuar qeveritë paraardhëse që kanë kontribuar për këtë rrugë, ëndrrën e shqiptarëve për anëtarësimin në BE.
“Është e qartë që kaluam në një hap historik. Sapo e përpjetë, sado e vështirtë, e gjatë, ishte e gjitha e hapur përpara nesh. Stacioni i radhës në fund të kësaj rruge të re është anëtarësimi në BE dhe shpejtësia varet nga ne, nga të gjithë ne. Jam i emocionuar pasi sot Shqipëria ka marrë vlerësimin më të lartë për këtë 30 vjeçar përpjekjesh ngritjes e rënies e ringritjesh. Respekt e mirënjohje sot, sinqerisht, për të gjithë ata që para nesh dhanë një dorë për të ndryshuar një pjesë për të vetmen rrugë, drejt BE. Por jam njëkohësisht krenar se me shumë besim dhe vendosmëri, që përmes reformave të guximshme”, tha Rama.
“Kemi rrezikuar jo pak dhe ja kemi dalë që në 4 vjet të kthejmë besimin e popullit tek ne, në dy arritje të mëdha. Në mandatin e parë e bëmë Shqipërinë kandidate për çeljen e negociatave, ndërsa këtë mandat morëm rekomandimin e pastër të qartë për çeljen e negociatave të Shqipërisë. Këto nuk janë dhurata as gjeste bamirësie nga KE, Brukseli është makinë e pamëshirshme, që sheh dhe njeh meritat. Është njohja e meritave tona në betejën për të bërë shtet me reforma reale dhe luftë ndaj krimit e korrupsionit. Nuk është fundi i këtyre betejave, as fundi i hesapeve me krimin e korrupsionin, por futja në një fazë të re edhe më të vështirë të reformave. Shembulli më kuptimplotë për të gjithë që të bëjnë dallimin për fazën që sapo mbyllëm dhe sapo ka nisur është Reforma në Drejtësi. Nëse duhet të ligjëronim Vettingun, vitet që kemi përpara duhet të provojmë fuqinë ndëshkuese të sistemit të drejtësisë. Gjykatësit dhe prokurorët që përjashtohen se nuk kalojnë vettingun, politikanët që i kanë ikur një drejtësie të korruptuar, keqbërësit apo çdo i fortë qytetet e lagjesh, duhet të paguajë si çdo fajtor i të gjitha niveleve në çdo vend të BE. Periudha e çeljes së negociatave është periudha e ndarjes së shapit nga sheqeri. Do të jetë një periduhë ne ngarkuar me sfida për të gjithë.
I bëj thirrje opozitës me kryetarin e saj, që kur flasim në gjuhë të huaj, por ti dalim shqiptarisht zot Shqipërisë dhe të ardhmes së saj. Por do kemi kohën e nevojshme për të folur mbi sfidat e kësaj periudhe të re të historisë së përbashkët. T’i gëzohemi kësaj dite të shënuar, për përpjekjen tonë thuajse 30-vjeçar,” tha Rama.
Mes të tjerash Rama u tregua i vendosur për sfidat që presin Shqipërinë, ndërsa shtoi se do të përmbushet edhe sprova e tretë, anëtarësimi në BE. Ai tha se do të përmbushet kështu amaneti i Skënderbeut. “Lejomëni që të guxoj sot dhe t’ju them, se siç ia dolëm në këto dy sporva, njëra më e jashtëzakonshme se tjetra, duke kapërcyer pengesa, do t’ja dalim edhe në të tretën. Do çojmë para amanetin e Skënderbeut. Do e bëjmë Shqipërinë në një pjesë të pandashme, ku dielli dhe lind aty edhe perëndon. Do e bëjmë Shqipërinë pjesë të Bashkimit Europian.”, përfundoi fjalën e tij Rama. /BallkanWeb/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes - policia nis hetimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa