Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se “në vigjilje të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Rexhep Selimi, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndodhet në Tiranë përmes ekspozitës së tij për të na njohur me 153 pikturat e bëra gjatë qëndrimit në paraburgimin e Gjykatës Speciale të Hagës”.
Rama, ka thënë se më vjen jashtëzakonisht mirë që sot është këtu familja e Rexhep Selimit, njërit prej katër komandantëve i themi ne nga anët tona, të UÇK-së, që sot gjenden të mbyllur padrejtësisht.
“Më vjen jashtëzakonisht mirë që sot është këtu familja e Rexhep Selimit, njërit prej katër komandantëve i themi ne nga anët tona, të UÇK-së, që sot gjenden të mbyllur padrejtësisht dhe e përsëris, padrejtësisht si rezultat i një historie të gjatë për t’u treguar sot. Por, edhe një fati besoj unë, të shenjuar nga barra më e madhe sesa vetë ata. Një barrë që ata e morën përsipër kur ishin shumë të rinj dhe që janë të detyruar ta mbajnë deri në fund, pavarësisht se kjo barrë vjen si zgjedhje ose si pamundësi për të zgjedhur ndryshe dhe është një nder i veçantë që sot këtu kemi bashkëshorten, bashkëluftëtaren dhe bashkëvuajtësen e Rexhep Selimit,”, ka thënë Rama.
Rama ka shtuar se në ditët kur këto punë të jenë të varuara në këto mure, të përpiqen të krijojnë në këtë hapësirë një seri ngjarjesh, që do të thotë takimesh, komunikimesh, bashkëbisedimesh, reflektimesh për atë që është historia, jo thjeshtë e Rexhep Selimit, por siç është historia e Kosovës e lidhur pazgjidhshmërisht me historinë e UÇK-së. Ai ka shprehur solidaritet me familjarët e të gjithë bashkëluftëtarëve të UÇK-së.
“Dua sinqerisht t’ju shpreh të gjithë solidaritetin tim familjarëve dhe më këtë rast edhe gjithë bashkëluftëtarëve të UÇK-së, të cilët nuk kanë bërë asnjë mëkat tjetër, përveçse kanë guxuar në një moment që askush nuk do të guxonte dhe jo vetëm kaq, por kanë guxuar edhe përkundër të gjitha parashikimeve edhe atyre më optimiste. Kanë guxuar kundër të gjitha atyre ngrehinave institucionale të brendshme dhe të jashtme. Kanë guxuar kundër të gjithë opinioneve të përgjithshme me synimin për të çliruar vendin e tyre dhe natyrisht që sot ata janë thirrur të paguajnë një çmim që nuk e meritojnë”, ka thënë Rama.
Kryeministri Rama ka shtuar se, Shqipja nuk e ka akoma pasaportën e kësaj Republike dhe jam i bindur që ne mund ta korrigjojmë këtë gabim të madh. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?