LAJMI I FUNDIT:

Rama për mediat greke: Shqipëria natyrale është Shqipëria Evropiane (Video)

Rama për mediat greke: Shqipëria natyrale është Shqipëria Evropiane (Video)

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka qenë i ftuar përballë gazetarit grek Alexis Papahelas në televizionin grek Skai.

Intervista e plotë.

Zoti Kryeministër, faleminderit që ratë dakord për ta zhvilluar këtë intervistë.


Rama: Faleminderit që erdhët.

-Si e shihni marrëdhënien e Shqipërisë me Greqinë në këtë pikë?

Rama: Nëse e shohim në tablonë e madhe, është një marrëdhënie shumë e rëndësishme. Ka qënë e qartë, po ashtu, në strategjinë tonë për politikën e jashtme, që Greqia është partner strategjik, me të cilin ne kemi shumë gjëra për të ndarë së bashku dhe shumë gjëra për të arritur për një të ardhme më të mirë. Por, në të njëjtën kohë, duhet që hera-herës të zbresim te kjo tabloja më e vogël, që ka të bëjë me çështje të mbetura pezull dhe që në këndvështrimin tim kemi nevojë t’i zgjidhim me anë të dialogut, nëpërmjet bujarësisë e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe me bindjen e qartë se qoftë interesat e shqiptarëve, qoftë interesat e grekëve janë më të mëdha, sesa ato që mund të na bëjnë këto cështje, – që do të thotë, të na ndalojnë të ndërtojmë sëbashku një të ardhme më të shkëlqyer.

-Më kujtohet një intervistë në vitin 2003, ju ishit kryetar bashkie asokohe dhe thatë diçka që më la mbresë. Ju thatë se problemi me vendet e tona të Ballkanit është se ka shumë histori. Më pas më kujtohet postimi që keni bërë në Facebook për një shqiptar që kishte shpëtuar Akropolin.

Rama: Nuk është e mrekullueshme?! Nuk është e jashtëzakonshme?! Nuk më besohej se çfarë zhurme krijoi kjo foto në Greqi. Ndërkohë që, ajo që unë bëj është thjesht të mbaj një kronikë me foto në faqen time të Facebook-ut, që në fakt postohet çdo ditë në orën 20:00 dhe që ka të bëjë me historinë. Por, e parë nga këndvështrimi i dikujt që nuk beson se politika ka të bëjë me zëvendësimin e historianëve, por beson që politika ka të bëjë me të bërit histori. Të njohim ngjarjet që kanë ndodhur në të shkuarën na ndihmon që të kuptojmë më mirë veten tonë në të ardhmen, kësisoj nuk kam ndryshuar. Në të kundërtën, mendoj se ky është një detaj që tregon shumë për mënyrën se si mund të humbasim në përkthim sepse ajo çfarë thashë ishte apo kishte për qëllim të ishte, jo vetëm miqësore, por gjithashtu edhe diçka që zbulonte për një marrëdhënie që në fakt shkon shumë pas në kohë. dhe që ka kaq shumë shembuj rrezatues të njerëzve që i njohim, të njerëzve që nuk i njohim, qoftë shqiptarë apo grekë, të cilët kanë bërë për njëri-tjetrin e për vendin gjëra shumë të mira. Megjithatë pavarësisht nëse është e saktë historikisht apo jo, duhet ta kishit ditur që kjo do të krijonte trazira apo zhurmë. Jo, të kundërtën. Fakti që shqiptarët kanë kontribuar për të mirën e Greqisë, e shoqërisë greke dhe fakti se shumë njerëz asokohe flisnin në gjuhën shqipe nuk e bënë Athinën një qytet shqiptar.

Kështu që doja thjesht të thoja se kjo ka të bëjë me vetë faktin që kemi qënë të lidhur kaq ngushtë për shkak të historisë sonë, për shkak të këtyre njerëzve saqë gjithnjë duhet të mendojmë se sa gjëra të rëndësishme mund të bëjmë për njëri-tjetrin dhe se sa të mirë mund të jemi për njëri-tjetrin, në vend që të mbytemi në ujëra mjaft të errëta të nacionalizmave të urrejtjes, të konfliktit, dhe të manipulimit mediatik që është rezultat i politikanëve që kërkojnë apo shohin më shumë nga zgjedhjet e ardhshme, sesa nga brezat e ardhshëm.

-Për ta mbyllur këtë kapitull po nëqoftëse kryeministri ynë Tsipras të postonte në Facebook-un e tij që heroi juaj Skënderbeu sipas disa historianëve tanë, ishte gjysëm grek, çfarë do të thonit ju?

Rama: Së pari, nuk mendoj se është e njëjta gjë. Nuk është një ofendim, është një fakt i këndshëm historik që një shqiptar u gjet në vendin e duhur, në kohën e duhur dhe ishte personi i duhur për të bërë këtë lloj negocimi asokohe dhe për të shmangur bombardimin e Akropolit. Mund të kish qënë shumë mirë grek, mund të kishte qënë kinez, por qëlloi të ishte shqiptar. Unë me këtë nuk dua të them se shqiptarët shpëtuan Greqinë. Ajo që thjesht doja të thoja është se jetët tona kanë qënë kaq shumë të ndërlidhura dhe njerëzit tanë dhe popujt tanë kanë qënë kaq shumë të bashkuar me njëri-tjetrin në periudha të ndryshme të kohës saqë kemi kaq shembuj të shkëlqyer që mund të na mësojnë shumë për atë që kemi bërë. Pra sa shumë kemi bërë për njeri-tjetrin, qëllimet e mira që kemi pasur për njëri-tjetrin dhe çfarë mund të bëjmë, sa shumë mund të bëjmë për njëri tje trin duke pasur qëllime të mira. Kjo nuk ka të bëjë me kontestimin e kombësisë së heronjve kombëtarë pasi në fund të fundit nëqoftëse do të hynim thellë-thellë mund të gjendemi, dhe mund të zbulojmë që jemi kushërinj.

– Do të doja të pyesja cili është koncepti. Ju e quajtët Shqipëria e natyrshme, çfarë është kjo e natyrshme? Shqipëria e madhe, pra që ndjek kufijtë natyrorë të Shqipërisë?

Rama: Shumë me interes është që Shqipëria e madhe apo Shqipëria natyrore apo çdo lloj Shqipërie e ndryshme në kuptimin e madhësisë së saj, në kuptimin e gjeografisë apo të çdo gjëje tjetër, nuk janë nocione të cilat janë prodhuar nga ne. Kësisoj Shqipëria natyrale është një nocion, i cili është prodhuar nga të tjerë, të cilët janë trembur apo e kanë krijuar atë për shkak të axhendave të ndryshme, por kjo është si të thuash t’ju vësh grekëve fajin sot për Megali Idea që ishte njëlloj ideje e një periudhe të caktuar që nuk ka të bëjë me kohët tona. Kësisoj Shqipëria natyrore n.q.s. i referohem kështu, është Shqipëria europiane, e cila na duhet të jetë pjesë e kësaj familjeje europiane. Po ne kemi një histori shumë interesante duke qënë se jemi një komb, me dy shtete, kemi Shqipërinë, kemi Kosovën, kemi shqiptarë që jetojnë në jug të Serbisë, që jetojnë në Maq edoni, që jetojnë në Malin e Zi. Po pastaj? Nuk ka asnjë plan, nuk ka asnjë ide normale edhe të parashikueshme që t’i mbledhë këto në një Shqipëri të madhe. Po, mund të jemi të gjithë pjesë e një Europe të madhe, e cila do të ishte vërtetë e madhe nëse do të na përmblidhte të gjithëve ne brenda, si qytetarë të saj dhe ku kufijtë bëhen të pa rëndësishëm përsa i përket komunikimet, përsa i përket shkëmbimeve apo të jetuarit sëbashku në të njëjtën hapësirë europiane.

Sa për të qënë të qartë për këtë politika juaj zyrtare është që Shqipëria i mban kufijtë ashtu siç janë sot padyshim. Pyetja në këtë rast është, e keni parë në shkolla shqiptare apo le të themi që qeveria greke ka ndaluar disa shqiptarë që përmbanin literaturë me një lloj propagande irredentiste.

Rama: Unë nuk mendoj se është irredentistë t’ju thuash fëmijëve tanë se ku kanë jetuar shqiptarët dhe nuk mendoj se është irredentiste t’ju thuash njerëzve se ka qënë një zonë që quhej Çamëri, e që shqiptarët jetonin atje, e ku për fat të keq – nuk është ajo çfarë u themi fëmijëve por çfarë shohim, – që njerëzit nuk mund të shkojnë. Pra a e imagjinoni dot njerëzit as nuk mund të shkojnë të udhëtojnë, të shkojnë atje ku shtëpitë e tyre kanë qënë, ku kanë qënë familjet e tyre për shkak të çfarë? Nuk kemi asnjë pretendim dhe askush tjetër nuk mund të ketë pretendime të tilla të llojit si ndryshimi i kufijve apo strategji për ndryshimin e kufijve për të marrë pjesë të Greqisë apo të Serbisë apo për të marrë pjesë të Maqedonisë e për ta bërë këtë një Shqipëri natyrale.

Jo, ne thjeshtë besojmë se ka ardhur koha t’i tejkalojmë të gjitha këto pengesa të së shkuarës, të shohim njëri-tjetrin në sy e të themi a është e mundur që ata 80 vjeçarë gra e burra, të cilët janë detyruar me forcë të largohen nga shtëpitë e tyre të mos mund të shkojnë në ato vende sërish?! A është e mundur që personat që janë nga ky rajon shqiptar të mos mund të kalojnë kufirin e një fqinji, e një vendi fqinj të madh europian si Greqia? A është e mundur? Çfarë ka për irredentizëm këtu! Asgjë! Me që ra fjala do të doja të thoja se saktësisht duke u mbajtur peng i këtyre temave, e duke i parë ato mes së shkuarës, ne ushqejmë nacionalizmin, ne e ndezim nacionalizmin, u japim nacionalistëve argumente. Përse mos ta shohim në mënyrë të ndryshme, përse mos të themi, po, ka një problem këta njerëz janë çrrënjosur nga shtëpitë e tyre, shtëpitë e tyre janë në Greqi dhe kanë të drejtën të kthe hen nëse duan, kanë të drejtën të pretendojnë pronat e tyre n.q.s. duan. Cili është problemi këtu?

Siç ju e dini ka kujtesa mjaft të gjalla të Luftës së Dytë Botërore, ku disa prej këtyre njerëzve, ndoshta jo këta, por gjyshërit e tyre kanë kryer krime gjatë pushtimit. Çështja është që ato mund të kalojnë në një sistem ligjor grek, ka edhe një sistem europian dhe të pretendojnë çfarë të duan.

Rama: Po, po flas për të kaluar kufirin, po flas për të udhëtuar lirisht, ashtu siç mund të udhëtojnë gjithkund në Europë, ashtu si gjithë shqiptarët e tjerë mund të udhëtojnë lirisht në Greqi. Ata s’munden, pasaportat e tyre, thjeshtë keqpërdoren në kufirin grek dhe të kthehen. Flas për njerëz të vjetër, flas për 80 vjeçarë dhe nuk e besoja dot. Një grua 80 vjeçare më tha, “kam ëndërr të shoh për herë të fundit në jetë shtëpinë ku më dëbuan kur kam qënë fëmijë dhe s’mundem”. Natyrisht ka pasur njerëz që kanë bashkëpunuar, por ku në këtë botë kemi parë që breza të tërë të mallkohen me pamundësinë për ushtruar të drejtat e tyre për shkak të paraardhësve që mund të kenë qënë kolaboracioniste. Ku në botë keni parë një komunitet të tërë që etiketohet si kolaboracionistë. Kjo është ajo që po them që nuk duhet të hyjmë në këto detaje. Në fakt kemi të drejtë. N.q.s. politikanët vendosin të shkruajnë historinë mund të bëjnë vetëm dëm, por politikanët kanë detyrimin të lexojnë historinë, të nxjerrin mësime prej saj dhe së fundmi prej nga rëndësia. A dinë grekët se jemi në gjendje lufte? Që do të thotë ka një dekret mbretëror, i cili ende është në fuqi. Miqve të mi në Greqi ua them këtë. I kam thënë Jorgos Papandreut, Samarasit, Alexis Tsipras meqë ra fjala njerëz të cilët i respektoj. Papandreu një njeri me qëllime mjaft të mëdha, Samaras me një vendosmëri të madhe dhe Tsipras me një pasion shumë të madh. Atëherë përse nuk e heqim këtë ligj të gjendjes së luftës dhe më pas mund t’ju themi këtyre njerëzve thjeshte është rregull, sepse ky ligj i gjendjes së luftës përdoret si pengesë që ata të shkojnë përmes sistemit ligjor.

Por në 1987 kjo u hodh poshtë?

Rama: Jo. Ne jetojmë në një paradoks të përsosur ballkanik. Kemi një traktat miqësie me Greqinë dhe kemi dhe një ligj të gjendjes së luftës, po në të njëjtën kohë. Miqtë tanë thonë, çfarë kuptimi ka kjo, nuk është asgjë. Në rregull, atëherë n.q.s. nuk është gjë përse nuk e shfuqizojmë komplet? Është i pa kuptimtë, këto janë gjëra të cilat mund ti zgjidhim lehtësisht. N.q.s. nuk mendojmë për zgjedhjet e ardhshme, por mendojmë për gjeneratat e ardhshme mund të bëjmë gjëra të mëdha sëbashku. Meqë ra fjala nuk e duroj dot faktin që ka njerëz që më mendojnë atje si një person me ndjenja anti greke. Unë jam i lumtur sepse ka shumë njerëz këtu që më mendojnë si pro grek. Pra me siguri duhet të jem duke bërë ndonjë gjë ashtu siç duhet sepse askush nuk duket që është i lumtur, kështu që është në rregull. Të sfidoj, nuk ka asnjë hartë të asnjë Shqipërie të madhe në asnjë l ibër shkolle.

Siç e dini, ka patur një marrëveshje të rëndësishme në një pikë për të përkufizuar kufijtë detarë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Në fakt ju patët një rol kryesor për ta çuar në Gjykatë për ta hedhur poshtë, ndërkohë që oponenti juaj, zoti Berisha tha se kishte një dorë proturke në këtë gjë, e di që keni pasur debate në parlament.

Rama: I kam vendosur një rregull vetes. Nuk flas asnjëherë për kundërshtarët e mi në anglisht, çka nënkupton…

Mund ta thoni edhe në shqip, e përkthejmë…

Rama: Jo jo, nuk flas në një gjuhë të huaj, që do të thotë, nuk më pëlqen që t’i flas për politikën lokale një audience të jashtme, nuk mendoj se është etike. Më lini të them këtë, kur kjo marrëveshje u bë, ne mësuam prej disa njerëzve të shoqërisë civile që kishte probleme me të.

Natyrisht, ishte një moment ku disa njerëz menduan: “Shumë mirë, le ta bëjmë këtë një pikë të rëndësishme politike në axhendën tonë kundër qeverisë.”

Është gjithnjë e lehtë që të luash me ndjenjat kombëtare dhe të fitosh ca pikë. Por është gjëja më e dëmshme që mund t’i bësh vendit. Kështu që thashë Jo. Thashë, le ta lëmë në duart në duart e gjyqtarëve, të ekspertëve dhe të kemi një proces. E meqë ra fjala, është vendimi i vetëm që mbaj mend që Gjykata jonë Kushtetuese e ka marrë me unanimitet: 9-0. Pra, ka diçka që nuk shkon në këtë marrëveshje. Dhe mund jetë gabim. Cili është problemi këtu? Ju thashë miqve të mi në Athinë, të gjithëve atyre: “Dëgjoni, le të ulemi, ta zgjidhim! Kur ka një vullnet, gjërat bëhen. Kemi këtë këndvështrim bazuar në vendimin tonë të Gjykatës Kushtetuese, le ta zgjidhim! Le të ulemi me ekspertë. Kam propozuar që të ketë edhe një palë të tretë që mund të zgjidhet nga të dy ne, në mënyrë konsensuale, për ta mbajtur në nivel ekspertësh e të mos ta bëjmë një tragjedi të madhe greke, në lidhje me kush do të fitojë, e kush jo.

Megjithatë, ekspertët tanë më thonë se vendimi i Gjykatës i ka habitur. Dy paragrafët kryesorë janë mjaft të ngjashme me demarshet politike që ka bërë Turqia për çështjet tona dypalëshe. A ka ndonjë rastësi a mund të sigurosh që…

Rama: E di sigurisht si një njeri që ka lundruar mjaft në politikë, nga aspekti gazetaresk, që ne jetojmë në një terren mjaft pjellor të teorive konspirative dhe ka gjithmonë një gjë pas dickaje që ndodh. Mund t’ju siguroj që nuk ka asgjë të këtij lloji dhe nuk është sekret që ne gjithashtu kemi vendosur një partneritet strategjik me Turqinë. Nuk është sekret që jam një mik i mirë me Presidentin. Nuk është sekret që kemi marrëdhënie të mira. Por, e gjithë kjo ka ndodhur në një kohë kur ne ishim në opozitë dhe nuk kishim asnjë kontakt me askënd në palën turke. Kjo mund të provohet lehtësisht. Për herë të parë e kam takuar kryeministrin Erdogan pak muaj pasi isha zgjedhur. Më duhet t’ju them se asnjëherë, kurrë, nuk e kemi bërë këtë diskutim. Kështu që është e pakuptimtë. Nga ana tjetër, po, për shkak se ne kemi një pozitë të ndryshme, miqtë tanë në Greqi kanë një pozitë të ndrysh me, në nivel ekspertësh, atëherë na duhet të ulemi të flasim. Është besimi im se midis fqinjëve siç jemi ne dhe pas një historie që na ka treguar se c ‘gjëra të mëdha kanë bërë grekët dhe shqiptarët – nuk do ti rikthehem historisë për t’ju thënë se sa shumë besoj unë kemi bërë për Greqinë dhe sa shumë a bërë Greqia për ne, – unë nuk e harroj kurrë se kemi kaq shumë shqiptarë që sot jetojnë në Greqi e që kontribuojnë për Greqinë, por pasi janë pritur si vëllezër, si motra nga popullsia greke, jo në mënyrë shumë bujare nga politika greke në vitet ’90, por shumë bujarisht nga njerëzit. Ju kujtohet shumë mirë, se si u pritën grekët këtu dhe kur ishin të uritur për shkak të luftës.

Ka kaq shumë pra shembuj fantastikë të asaj çfarë ne kemi bërë ne për njëri – tjetrin dhe duke qenë se ka momente kur politika ka krijuar kaq shumë trazi. Në momentet kur kemi probleme na duhet të flasim më shumë, na duhet të diskutojmë më shumë, na duhet të përfshijmë më vullnet, më mençuri për të zgjidhur problemet, sepse në fund ne jetojmë në një rajon, ku nga gjërat më të vogla mund të ndodhin shpërthime të mëdha. Së paku, por jo nga rëndësia, nga një gjë shumë e vogël nisi Lufta e Parë Botërore nga ky rajon.

Më është thënë se duke qenë se kjo marrëveshje ka mbetur në këtë situatë, ju keni kërkuar informacion lidhur me një eksplorim që Greqia po bën në Jon. Është kështu?

Rama: Po flasim për një zonë të kontestuar ku presupozohet se ka një burim të rëndësishëm nafte e gazi. E kam thënë gjithnjë, përse nuk e shohim si një mundësi të madhe për ta zgjidhur së bashku? Përse nuk ecim më tej në bashkëpunim në të gjitha fushat sepse mund të bëjmë kaq shumë sëbashku. Shqipëria mund të jetë një mundësi kaq fantastike për shumë investitorë grekë. Por, po ashtu Greqia mund të ketë kaq shumë avantazhe nga bashkëpunimi me Shqipërinë dhe me shqiptarët. Kësisoj besoj se duhet të përqendrohemi tek një nocion, duhet të flasim e të zgjidhim gjërat me durim e me vullnet, sepse nuk ka shans që të parashikojmë një të ardhme tjetër përveçse një të ardhme bashkëpunuese me njëri-tjetrin.

Më lini t’ju pyes për Himarën, meqënëse e dini që ka pasur shumë debat edhe për të. E kuptoj programin e shembjes së të gjitha ngrehinave apo të ndërtesave të paligjshme në të gjithë vendin, por më duke shumë e çuditshme që në këtë zonë u shemb në 15 Gusht që për ne është një pushim fetar shumë i rëndësishëm. Ju e dini që flitet për minoritetin grek këtu që është pjesë e helenizimit të jugut

Rama: Do t’ju jap fakte, më dëgjoni, ju sfidoj. Personalisht, apo si një grup mediatik të hetoni për këtë. Nëqoftëse më vërtetoni të kundërtën, jam gati të kërkoj një ndjesë të madhe publike. Jam angazhuar me qeverinë time në një program të quajtur Rilindja Urbane, një program i shkallës së madhe për rimëkëmbjen e qyteteve. Për shkak të këtij programi kemi shembur në mbarë vendin gjatë këtyre 3 viteve, 9150 ndërtesa, më së shumti ndërtesa të paligjshme e një pjesë të ligjshme, e në rastin e ndërtesave me leje kemi zbatuar të gjitha procedurat e shpronësimit në bazë të ligjeve shqiptare.

Në Himarë është e njëjta gjë, i njëjti program. Kryetari i bashkisë kërkon të rilindë hapësirat publike. Pasi kemi bërë shëtitoren, tani ky është projekti i dytë i madh. Ka të bëjë me 18 ndërtesa, 12 prej të cilave janë pa leje, 6 prej të cilave janë me leje. Këto 6 ndërtesa po kalojnë përmes të njëjtës procedurë shpronësimi. Kur flasim për ndërtesa ju duhet të nënkuptoni se iu referohem kioskave lavazheve, ndoshta 1 apo 2 moteleve të vogla nëse nuk e gabim, 1 shtëpi ku jeton dikush, disa shtëpi të vjetra që janë tërësisht të shembura. Nqs se në këtë rast procedura nuk është saktësisht e njëjta që ne kemi zbatuar në të gjithë vendin për 9150 ndërtesa që janë shembur, atëherë ju detyrohem një ndjesë.

A mendoni se këto politika në njëfarë mënyre janë të ndjeshme për traditat dhe kulturat lokale?

Rama: Nuk dua të hyj në një diskutim tjetër për atë çka është Himara. A është Himara një vend ku ka grekë që flasin shqip, apo ku ka një pakicë greke, sepse kjo nuk është pjesë e kësaj interviste. Ajo që dua të them është që nuk ka asnjë vend në botë, ku për shkak të faktit se ti përfaqëson një pakicë, ti nuk i nënshtrohesh ligjit të vendit ku jeton. Problemi është se për shkak se ti je pakicë, ti mund të abuzohesh nga ligji, por nuk është ky rasti dhe nuk ka qënë kurrë ky rasti.

Meqë ra fjala, jam shumë krenar për këtë vend sepse jo gjatë mandatit tim, por që kur më kujtohet e gjatë gjithë gjërave që kam lexuar, kurrë nuk kam parë që të jesh nga një kombësi tjetër, të ketë krijuar probleme. Nuk e imagjinojmë dot këtu që t’i themi dikujt që është nga pakica greke që të jetë sportist dhe të luajnë në ekipin tonë kombëtar, i duhet të ndërrojë emrin. Gjëra që kanë ndodhur, por jo këtu. Kështu që po ju them se pakica greke mund të ketë shumë probleme, por janë saktësisht të njëjtat probleme që kanë shqiptarët.

Më lejoni t’ju pyes për një çështje tjetër, e cila për mua më duke vërtet çmenduri. E dini që ka mijëra ushtarë grekë të varrosur që prej Luftës së Dytë Botërore këtu? Është folur shumë për varrezat greke e kështu me rradhë. Por dhe kjo është një çështje pezull. Përse nuk ecet përpara dhe me këtë?

Rama: Jam dakord me ju. Është vërtet çmenduri, por ka shumë gjëra sëbashku që duhen zgjidhur sepse natyrisht që janë çmenduri. Ajo që kemi bërë që prej ditës së parë, ju kemi kërkuar miqve tanë greke të vijën me një plan e të kalojmë çështjet një nga një. Le të themi, të shohim çështjen e ligjit të luftës, toponimet, çështjen e varrezave të ushtarëve grekë e shumë gjëra të tjera, gjëra të vogla, të cilat duhen kaluar, duhen parë si një axhendë e së ardhmes. Kombinuar me ato çka janë shtyllat e një partneriteti e bashkëpunimi më të fortë strategjik që duhet të ndërtojmë me njëri-tjetrin. Kjo është ajo për të cilën po luftojmë. Nga kjo i kemi sytë sepse ne mendojmë se ka ardhur koha që këto të zgjidhen si një paketë. Kemi pasur në fakt përgjigje mjaft të mira nga pala greke që prej qeverisë së Samaras e më tej. Kështu që po punojmë me këtë.

Është vërtetë për të ardhur keq që këto gjëra të vogla, të fryhen kam shumë. Për shembull disa ndërtesa në Himarë, 18 mes 9150, është çmenduri. Është absolutisht çmenduri që kjo të përfshijë opinionet publike, shtete e ministritë e punëve të jashtme, është çmenduri.

Kjo është një çështje historike e mund të zgjidhet lehtësisht. Por për se nuk vazhdoni ta zgjidhni? Është pjesë e një marrëveshjeje më të madhe.

Rama: Po por duhen dy vetë që të hedhin një valle. Kësisoj na duhet që këtë ta bëjmë sëbashku. Saktësisht kjo është pyetja që unë i bëj vetes. Pse? Pse nuk po zgjidhet kjo? Çfarë ka? Dhe unë kam frikë shumë se kjo mban peng një farë momenti në kohën kur zgjedhjet afrohen. Sa herë zgjedhjet afrohen shoh që gjërat dalin jashtë kontrollit. Jo nga ana e qeverisë në fakt për të qënë shumë të sinqertë me ju, por nga ana e opinionit publik, për shkak të politikanëve, për shkak të medias, për shkak të medias sociale që në fakt ndezin një lloj axhende të etjes për gjak po ta quajmë kështu.

Në Athinë kemi një perceptim të kundërt. Për shembull ju po i afroheni zgjedhjeve, ju duhen çamët për partnerë në koalicion e kështu me rradhë.

Rama: Nuk dua të luaj këtu të mirin që në fakt vjen në pozitë nga i keqi. Natyrisht edhe ne kemi pjesën tonë të përgjegjësive.

A jeni i shqetësuar që nëse niveli i bashkëbisedimit midis dy vendeve shkon mbi këtë nivel? E ju e dini që Greqia ka qënë shumë bujare në 2014 për aplikimin tuaj për statusin e kandidatit. A mendoni se kjo do të bëjë debate?

Rama: Kam përshtypjen se kjo është një pyetje që shumë njerëz ma drejtojnë sa i përket marrëdhënieve me Serbinë. E njerëzit kanë prirjen të mendojnë se përpjekjet tona dhe përpjekja ime personale për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi me Serbinë është një lloj bujarie. Është në interesin tonë. Pra nuk është bujari nga ana e palës greke për të mbështetur integrimin e Shqipërisë në BE. Është në interesin grek gjithashtu. Natyrisht, nëse shkon mirë për ne, shkon mirë për serbët të cilët po ju shtrimë dorën e bashkëpunimit, por është në interesin tonë. Por cfarë do të bënim ne apo Greqia nëse ky vend do të shkonte keq e më keq e nuk do të ishte në rrugën drejt integrimit. Dhe a e dini diçka për Bashkimin Europian? Sa më shumë të jesh brenda, aq më shumë duhet të jesh i përgjegjshëm, pra të japësh llogari. Që do të thotë, nëse ka probleme llogaridhëniesh,&nbs p; atëherë këto mund të zgjidhen më mirë nëse na keni brenda në BE. Kësisoj, mendoj që po, Greqia ka qënë një mik mjaft besnik i yni gjatë gjithë këtyre viteve. Ka mbështetur procesin tonë të integrimit pavarësisht gjithçkaje dhe ka bërë saktësisht atë çfarë është në interesin e saj e duhet të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë sepse është e pakuptimtë që të mendosh se në vend që të zgjidhim çështjet tona, ne t’i çojmë në një nivel më sipër, e të bëhemi një arsye tjetër për ata në Bruksel që të thonë “dreq o punë, këta njerëz thjesht prodhojnë histori”. Por ju besoj e dini veton greke, nuk mendoj se kjo është e mençur edhe për tu menduar. Veto për çfarë? Është e pabesueshme. Ju thashë, nëse është veto për ndërtesat pa leje, çfarë do të thotë kjo? Është veto sepse po flasim me vendosmëri për nevojën për të zgjidhur disa çështje ? Jemi në të drejtën tonë dhe mendoj se është nà « interesin tonë të përbashkët. Për çfarë është vetoja?

Më lini t’ju pyes dhe njëherë aty ku e filluam, për ta mbyllur, ju si kryeministër i këtij vendi, ju nuk e keni këtë ide të Shqipërisë së madhe apo natyrale si plan?

Rama: Dëgjo, jam shumë i gjatë për të menduar se duhet të jem edhe më i gjatë. Nuk kam vuajtur asnjëherë nga asnjë kompleks madhështie dhe ende besoj fort se e ardhmja jonë duhet të përcaktohet nga vullneti i përbashkët për të qënë pjesë e BE, e familjes europiane. Çfarëdolloj gjëje kjo të nënkuptojë në vitet në vijim, – do të ndryshojmë në një mënyrë apo në një tjetër, unioni do ti përshtatet ndryshimeve në një mënyrë apo në një tjetër, – por nuk ka asnjë të ardhme në të qenit i izoluar në një bunker nacionalist. E kemi pasur për 50 vjet. Por çfarë dreqin duhet të provojmë sërish? Duhet të jemi sa më shumë të jetë e mundur një shoqëri e hapur, na duhet të bëhemi bashkë, të jemi të gjithë sëbashku, por nën çatinë e familjes europiane. Çfarë do të bëjmë?! Do bëjmë luftë?! Do ndryshojmë kufijtë?!! Për çfarë?! Ne nuk duam të bëjmë Shqipërinë më të madhe gjeografikisht. Duam ta bëjmë më të madhe sa i përket demokracisë së saj, begatisë, sa i përket shoqërisë së saj.

Do të ndihmonte në këtë mënyrë nëse në shkolla dhe në komunitete në mbarë botën, juve apo qeveria të mos promovonte këto harta të Shqipërisë së madhe?

Rama: Nuk ka asnjë hartë të Shqipërisë së madhe askund. E meqë ra fjala, kemi një pikë tjetër në planet tona për bisedime me miqtë grekë, që janë librat. Po punojmë me ta për të pasur një këndvështrim të përbashkët për gjërat që të jenë të arsyeshme për të dyja palët. Por ju sfidoj, nuk ka asnjë hartë të Shqipërisë së madhe në asnjë tekst shkolle. Nëse ka një përmendje të hapësirës se ku kanë jetuar apo ku jetojnë shqiptarët, kjo është histori. Kjo nuk është asnjë bazë për të pasur një Shqipëri të madhe, çdo gjë që mund të nënkuptojë kjo në kuptimin e kufijve. E kuptoj, por nuk dua ta pranoj këtë paranojë të çmendur, vetëm kur dëgjohet fjala çam apo Çamëri. Çfarë nënkupton kjo? Kjo ka qënë një zonë ku njerëzit tanë kanë jetuar. Por është tjetër të jetë një zonë dhe është tjetër kur kërkohet që kjo zonë të bëhet autonome në Greqi.

Donin kohë më parë. Ka ende njerëz që duan!

Rama: Të lutem, ka ende njerëz në Greqi, të cilët flasin për këtë çmenduri të Vorio Epirit. Por unë nuk i marr seriozisht e kurrë nuk do guxoja të shpenzoja asnjë sekondë e pa ju fyer t’i merrja asnjë sekondë kryeministrit tuaj, pa ofendim, për të folur për këtë gjë. Ata janë të çmendur, që mendojnë se Greqia duhet të shkojë deri në qendër të Shqipërisë. Këto janë turbofolk, me të cilat për fat të keq duhet të bashkëjetojmë. E më lini t’ju them, sa më shumë të ngecemi në këto lloj çështje e sa më shumë të humbasim në përkthim midis nesh, njerëz normal që duam të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët, aq më shumë do ta ushqejnë këtë turbofolk.

Me kaq sa thatë, do të thotë që ju nuk do të shmangni një postim tjetër..

Rama: Unë mendoj që është më mirë nga ana juaj ta shihni me një lloj bujarie dhe të kuptoni që kjo është një gjë e madhe. Do të ishte ofenduese n.q.s. do të kisha folur për një shqiptar, i cili ka dëmtuar grekët. Po flas për një shqiptar që ka kontribuar sepse gjendej thjesht, në kohën e duhur, në vendin e duhur për të bërë një gjë të madhe dhe në qoftë se doni mund të postoj në Facebook edhe dikë tjetër, ndoshta një grek që ka bërë një gjë shumë të mirë për ne. Kjo është historia jonë dhe nuk duhet t’i ikim asaj. Duhet ti jemi mirënjohës karshi këtyre njerëzve. Të gjithë shqiptarëve që kanë jetuar në Greqi dhe kanë bërë gjëra të mëdha dhe grekët që kanë jetuar këtu dhe kanë bërë gjëra të mëdha.

Një gjë tjetër sepse jam kureshtar. E di që mamaja juaj është përkthyese shumë e mirë nga greqishtja, nuk e di n.q.s. ju flisni greqisht.

Rama: Unë nuk flas, mamaja ime pak, gjyshja ime shumë, edhe pse ato vijnë nga i vetmi fshat në radhën e zonës së Himarës që asnjëherë nuk kanë folur greqisht, por vëllai im flet. Kemi qenë në Greqi, e meqë ra fjala Greqia ka qenë toka e parë që kam vizituar si qytetar i lirë sepse kishim disa kushërinj nga ana e mamasë në Korfuz dhe kanë qënë atje që prej një kohe të gjatë, shqiptarë të cilët janë larguar në Vunoi shumë kohë më parë dhe për mua ishte e vështirë, por për vëllain tim ishte e lehtë sepse ai flet greqisht. /Telegrafi/