LAJMI I FUNDIT:

Rama pas vdekjes së mjekut Dobi: Humbja e mjekëve krijon boshllëk  

Rama pas vdekjes së mjekut Dobi: Humbja e mjekëve krijon boshllëk  
Foto: Arkiv

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas vdekjes së doktorit Drini Dobin nga coronavirusi tha sot se është e madhe keqardhja për çdo jetë të humbur në harkun e këtij viti të pamëshirshëm ndaj shëndetit të njeriut, por humbja e shpëtimtarëve e kujdestarëve të jetës, siç ishte edhe doktor Drini, krijon ndjesinë pështjelluese të një boshllëku të veçantë.

Rama në  një postim në rrjetin social Facebook shkruan se nuk e ka njohur personalisht, por pamjen e një mjeku të butë e kujton mirë.

“Doktor Drini Dobin nuk e kam njohur personalisht nga afër, por kam dëgjuar për të fjalët më të mira nga të gjithë dhe pamjen e tij të butë e kujtoj mirë. Së fundmi kam ndjekur përmes ministres, Ogertës, ecurinë e përballjes së tij me armikun e padukshëm, e më pas vështirësinë e madhe të krijuar nga ndërlikimet që u shfaqën në gjendjen shëndetësore të mjekut të nderuar.


Është e madhe keqardhja për çdo jetë të humbur në harkun e këtij viti të pamëshirshëm ndaj shëndetit të njeriut, por humbja e shpëtimtarëve e kujdestarëve të jetës, siç ishte edhe Doktor Drini, krijon ndjesinë pështjelluese të një boshllëku të veçantë. Me këtë ndjesi e me lutjen që të prehet në paqe, i përcjell ngushëllimet e mia vëllazërore familjes, miqve e kolegëve të tij.

Rrofshin dhe e kujtofshin gjithmonë”, shkruan Rama. /Telegrafi/