Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtur peng-marrje arrestimin e ish krerëve të UÇK-së, nga Gjykata Speciale.
Kreu i ekzekutivit shqiptar, pas takimit me ushtruesin e detyrës se kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, takim të cilin e cilësoi si ndër më emocionalet tha se çlirimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve do të kërkojë kohën e vet, por e vërteta në fund do të triumfojë.
“Për hir të vërtetës ishte një takim më emocional sesa zakonisht pasi kushtet në cilat takohemi janë kushte që janë krejt të posaçme për faktin se udhëheqësit e UÇK-së, Kosovës dhe PDK-së sot janë marrë peng. Janë marrë peng, siç është marrë peng përmes tyre lufta e Kosovës, historia e luftës dhe e vërteta e kësaj lufte. Natyrisht çlirimi i pengjeve do të kërkojë kohën e vet, kur e them këtë nuk e kam parasysh vetëm qenien fizike të tyre, por pengun më të madh që është e vërteta e luftës dhe lufta vet”, tha ai.
E ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, njëherit kandidat për kryeministër të vendit, Enver Hoxhaj tha se historia e drejtë e Kosovës nuk mund të ndryshohet asnjëherë.
“Qëllimi i vizitës është që falënderojmë për mbështetjen e madhe që iu ka dhënë liderëve të UÇK-së dhe PDK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në një betejë me Gjykatën Speciale në Hagë. UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë dhe mbrojtëse dhe natyrisht për Kosovën dhe Shqipërinë kjo histori nuk mund të rishkruhet kurrë dhe nga askush. Natyrisht në këtë aspekt qëndrimi i kryeministrit Rama ka qenë dinjitoz dhe natyrisht me do të koordinohemi edhe në të ardhmen se si ta bëjmë një betejë të ballafaqimit politikë, krahas betejës që po ndodh në Hagë”, tha ai.
Në kuadër të kësaj vizite, kryeministri Rama para gazetarëve dërgoi edhe një porosi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerët që janë duke qëndruar në paraburgim në Hagë.
“Uroj për një vit të ri sa më të lehtë Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve që do të kalojnë këtë vit të ri larg familjeve të tyre. Për aq sa mundet u them të mos e humbasin besimin, kanë parë edhe më të këqija se kaq. Pasi e vërteta do të triumfojë, jo për ta personalisht por edhe për Kosovën në radhë të parë”, tha ai.
Sot gjatë tërë ditës, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka qëndruar në Tiranë ku takoi krerët më të lartë institucional dhe politikë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?