LAJMI I FUNDIT:

Rama paralajmëron ndarje të re dramatike më 21 korrik

Rama paralajmëron ndarje të re dramatike më 21 korrik

Kryeministri Edi Rama, në fjalimin e paralajmëruar lidhur me takimin e mbajtur më herët me kreun e Kuvendit dhe atë të opozitës për reformën në drejtësi, ka paralajmëruar se ky proces mund të shënojë një “ndarje të re dramatike” për vendin.

Rama ka deklaruar se, reforma në drejtësi është një revolucion i mirëfilltë dhe sipas tij, “nuk ndodh gjithnjë që një revolucion i vonuar të jetë objekt i një diskutimi kaq të madh përballë një muri shurdh që synon me çdo kusht ta pengojë këtë revolucion paqësor dhe transformues për gjeneratën tjetër dhe të tjerat”, raposrton tch.

“Kjo është reforma më e rëndësishme dhe vetëm pak ditë na ndajnë nga një moment deri tek i cili unë do të shpresoj deri në minutën e fundit se do të arrihet bashkimi i të gjithëve për t’i celur rrugën këtij transformimi, por që mund të jetë edhe momenti dramatik për një ndarje të re”, ka deklaruar Rama.


Sipas tij, ndarja në fjalë është: “Mes atyre që janë të vetëdijshëm përse janë në Parlament dhe atyre që po bëjnë çmos për të mos e lejuar këtë transformim kolosal”.

“Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi deri në fund të vendosur që t’i hapim rrugë këtij revolucioni dhe të mundësojmë që Shqipëria të ndahet nga një epokë e karakterizuar nga mungesa e drejtësisë, kultura e pandëshkueshmërisë dhe pamundësia e njeriut të zakonshëm për të gjetur të drejtën në një derë gjykate”, ka thënë Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Velipojë: Policia shpëton dy turiste kroate që rrezikoheshin të mbyteshin në det

Velipojë: Policia shpëton dy turiste kroate që rrezikoheshin të mbyteshin në det

Lajme
Kalo në kategori