LAJMI I FUNDIT:

Rama paralajmëron: Abuzuesit i pret ferri i koalicionit kundër tepsixhinjve

Rama paralajmëron: Abuzuesit i pret ferri i koalicionit kundër tepsixhinjve

Kryeministri Edi Rama, publikoi dje rezultatet e komunikimit me qytetarët, të cilëve nëpërmjet Facebook, ju kërkoi të tregojnë eksperiencat negative që kanë pasur me administratën publike.

Në raport, Rama veçoi edhe një listë prej 100 personash, punonjës të administratës publike, emrat e të cilëve përmenden nga qytetarët, si protagonistë të eksperiencave negative.

Publikimi i kësaj liste ka ngjallur një sërë reagimesh ndaj kryeministrit Rama, por ky i fundit i ka dhënë një përgjigje kritikëve, nëpërmjet një statusi në Facebook, të publikuar pas mesnate.


Në statusin e tij Rama thekson se emrat e publikuar janë nxjerrë nga komentet e qytetarëve dhe nuk janë as “listë e zezë” e as qëndrimi apo opinioni i tij personal.

“Çdo punonjës që paguhet nga shteti dhe abuzon me njerëzit e zakonshëm, jo vetëm duke u futur duart në xhepa po qoftë edhe duke u sjellë pa etikë me ta, do të përballet me ferrin e koalicionit të madh kundër tepsixhinjve, harbutëve dhe parazitëve që paguhen nga taksat tona dhe pa pikën e turpit abuzojnë sa herë u del në shteg njeriu i zakonshëm me hallin e tij”, paralajmëroi Rama, nëpërmjet statusit të tij në Facebook.

Në trend Lajme

Më shumë
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Lajme
Kalo në kategori