Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur këtë të dielë ‘aktivitetin’ e rrjeteve sociale me një shkrim të gazetës gjermane ‘Die Welt’ kushtuar rivierës shqiptare.
Artikulli e ka cilësuar vijën bregdetare të Shqipërisë si një teren të pazbuluar që duhet eksploruar.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë përshkrim të bukur të revistës gjermane “Die Welt” mbi mrekullitë e vijës bregdetare të Shqipërisë, ju uroj një të dielë të qetë”, ka shkruar Rama, duke ia bashkangjitur postimit artikullin e “Die Welt”
* * *
Bregdeti shqiptar, një prej brigjeve të fundit të pazbuluar në Europën mesdhetare.
Zhvillimi i madh i qytetit të Vlorës ka rritur ndjeshëm numrin e godinave. Por pamja ndryshon në mënyrë drastike sapo lini bregun pas dhe ngjiteni lart drejt Llogarasë. Që nga aty mund të shihni të shfaqet deti Jon, që karakterizohet nga një rënie e thepisur në det e Malit të Kanalit.
Vështrimi kap plazhe dhe gjire, qyteza të vogla dhe pemë ulliri dhe në horizont dallohet ishulli grek i Korfuzit. Përballë keni jugun, jashtëzakonisht natyror, me bregdetin e virgjër dhe të mrekullueshëm.
Pjesa më e madhe e Rivierës është gati e paarritshme
Fshatrat e vjetër, si Lukova, kanë një distancë sigurie nga deti krejtësisht bosh, ku ka shumë pak varka dhe gati asnjë vend për ankorim. Shtëpitë e vetmuara qëndrojnë të kapura fort në anë të kodrës, kishat prej guri janë ortodokse dhe disa familje flasin greqisht. Një rrugë e vetme bashkon fshatrat me njëra-tjetrën që gjarpëron nëpër kodra dhe lugina.
Sapo një rrugë del në det, sikurse ndodh në Dhërmi, apartamente të ndërtuari rishtaz, restorante dhe hotele shfaqen rresht, fshatrat përzihen, betoni i ze vendin gurëve të vjetër të mureve si në të majtë dhe në të djathtë të rrugëve që të nxjerrin në gjire. Megjithatë plazhet mbeten të paprekur, nuk ka asnjë godinë në kodrat karstike përballë detit.
Pjesë të gjera të Rivierës jo vetëm që janë pa asnjë ndërtim, por, përveç kalimeve baritore, ende sot janë gati të paarritshme. Për shembull, poshtë Vunoit, ku shtrihet për disa kilometra një prej plantacioneve më të mëdha me ullinj në Shqipëri, nëse dëshiron të arrish plazhin, duhet të ndjekësh rrugën e shënuar dhe të ecësh për një orë e gjysmë mes deleve dhe dhive nëpërmjet një peizazhi kulturor idilik deri sa të arrini plazhin magjepsës të Gjipesë.
Vetëm qyteti i vogël i Himarës, që është edhe një qendër turistike e rajonit, ndodhet pranë detit dhe ku mund të shijosh një shëtitje të freskët. Himara nuk është aspak ndryshe, ditët e sotme, nga qytetet e tjera të vogla përreth Mesdheut, që përgatiten për sezonin.
Disa hotele të vogla, që janë rreshtuar si perlat në një zinxhir në ngjitje të gjirit, presin për klientët, për fillimin e sezonit. Këtu nuk ka kështjella betoni, sikurse janë të zakonshme në bregdetin Adriatik të Italisë, në Kosta Brava të Spanjës apo përreth Antalias në Turqi.
Shqipëria është një terren për eksploruesit dhe aventurierët
Këtu turistët vinë në çdo kohë, por nuk ka mbipopullim. Disa vijnë që në pranverë, kur shumica e hoteleve ende nuk janë hapur dhe restorantet pranë plazhit janë ende të mbyllura. Ata lëvizin me biçikleta nëpër kodra, me kapera në kërkim të një hapësire të lirë pranë plazhit, ose me çanta shpine provojnë të bëjë “auto stop”.
Shqipëria, një pjesë e pazbuluar e Europës
Nga viti në vit, ka gjithnjë e më shumë turistë dhe në verë, kur gjysma e shqiptarëve dhe kosovarëve janë për pushime në Mesdhe dhe kur plazhi i Jalës mbushet plot, atëherë turistët grumbullohen në Himarë. Ne kulmin e sezonit, agjencitë turistike zhvillojnë udhëtime nga njëra anë në tjetrën të Shqipërisë, në gjashtë, tetë, madje edhe dhjetë ditë dhe të paktën një prej këtyre ditëve të dërgon gjithnjë në Rivierë.
Jo, bregu shqiptar nuk është më i pazbuluar. Por, është pjesërisht i zhvilluar dhe vazhdon të mbetet një terren për eksploruesit, kureshtarët dhe aventurierët jashtë sezoneve turistike. Një terren shumë tërheqës për udhëtarët individual, që ende nuk është nën shënjestrën e grupeve turistike, komplekseve të mëdha të hotelerisë dhe kompanive ndërkombëtare. Personat që vijnë këtu nuk janë të tërhequr nga broshurat apo imazhet reklamuese, por nga fjalët që kalojnë gojë më gojë.
Anijet kroçerë mbërrijnë në Sarandë
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se do të jetë kështu për një kohë të gjatë. Qyteti më jugor i Shqipërisë, Saranda, kohët e fundit ka filluar të vizitohet nga anijet kroçerë dhe së fundmi edhe “Europa” ishte këtu. Shqipëria, si e tërë, është identifikuar si një destinacion interesant për një kohë të gjatë dhe qeveria Shqiptare e sheh turizmin si një burim të konsiderueshëm të ardhurash, duke u fokusuar tek investimet e huaja.
Raportimet negative të medias mbi Shqipërinë gjatë viteve të kaluara, nga korrupsioni tek destabilizimi politik dhe manifestimet e dhunshme duket se janë harruar. Sipërmarrja me të apasionuarit pas udhëtimit në mal po njeh shumë zhvillim në veri. Plazhi me rërë dhe i sheshtë i Durrësit, jo shumë larg kryeqytetit, tashmë është zënë deri në centimetrin e fundit.
Deri tani, shumë agjenci udhëtimesh lokale, organizues të jashtëm dhe sipërmarrje të vogla kanë ndryshuar skenën. Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) është gjithashtu aktive këtu. Ajo ka për synim një zhvillim të qëndrueshëm, përfshirë krijimin e një rruge të gjatë përgjatë Rivierës, nga fshati në fshat dhe në bashkëpunim me banorët e zonës.
Megjithatë, kohët e fundit, aktorët e fuqishëm turistikë janë duke shkelur në këtë vend të vogël. Në prill, për shembull, përfaqësues të TUI-së (kompani anglo-gjermane turistike) negociuan projekte ndërtimesh dhe analiza infrastrukturore.
Ndërsa planet për një aeroport ndërkombëtar pranë Vlorës janë në zhvillim të plotë. Prerjet e thella nëpër kodra tregojnë për një rrugë në ndërtim që anashkalon Gjirin e Vlorës, duke e bërë Rivierën më të arritshme dhe më tërheqëse për industrinë e turizmit.
Plazhe të vetmuar, bosh nga hotelet e mëdha
Turizmi është duke u zhvilluar hap pas hapi, aty ku nuk arriti as Perandoria Osmane dhe as pushtuesi gjerman në Luftën e Dytë Botërore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa