Kryeministri Edi Rama ka qenë mjaft i tensionuar në studion e emisionit “Real Story” të Sokol Ballës në Vizion+. I pyetur që në fillim për çështjen e “Xhisiela Malokut” ai tha se s’mban asnjë përgjegjësi për atë që ka bërë djali i një deputeti të tij.
“Vajza është marrë peng për llogari të tregut mediatik dhe politik. Drejtësinë mund t’ja japë vetëm rruga e institucionit të drejtësisë.
Më kujtohet një fjalim që një nga këta anëtarët e byrosë ia mbajti Mehmet Shehut për të birin. Duke më kërkuar mua llogari për djalin e deputetit i cili është në burg. Infot tuaja janë infot tuaja. Fakt është që djali i një deputeti është para hekurave.
Unë nuk arrestoj njerëz. Qeveria nuk arreston njerëz. Ata i arreston policia me urdhër të prokurorisë. Po flasin për djalin e një deputeti të mazhorancës ata që dje policinë e përdornin për të penguar urdhrat e prokurorisë” – tha Rama që zbuloi se deputeti Rrahman Rraja vuan nga një sëmundje e rëndë.
I pyetur nga gazetari Alfred Lela për emrat e “të fortëve” që ai solli në parlament, Rama tha se mund të ketë bërë gabime, por u qëndron vendimeve që ka marrë. Kreu i qeverisë i quajti gazetarët inkuizitorë.
“U fry çështja ndaj reaguam? Kjo është e pavërtetë sepse detyra e policisë është bërë në mënyrë korrekte. Mark Frroku, Arben Ndoka, Armando Prenga? Unë bëj gabime, por kurrë me qëllim. Isha i gatshëm të jepja përgjigje, por ju nuk po më lini të flas. Është shpifje që Frroku ka qenë në PS. Ndoka ka qenë zgjedhja ime.
Nuk kam pasur asnjë qëllim të vendos kriminelë në lista. Unë mbaj përgjegjësi për këta emra. Ata kishin një dëshmi penaliteti të pastër, por më pas doli një ligj dekriminalizimi ndërsa ju vazhdoni të bëni rolin e inkuizitorit” – tha Rama duke iu drejtuar Sokol Ballës: “Edhe ti mbaj rregull në studio!”. Tonin e kreut të qeverisë gazetari Agron Gjekmarkaj e quajti “arrogancë qeverisëse”. /Lapsi.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa