Në Bruksel sot u zhvillua një takim i grupit Miqtë e Shqipërisë, me pjesmarrjen e e një pjese të madhe të vendeve anëtare të Bashkimit europian dhe kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Takimi vjen pak ditë pasi Komisioni europian rekomandoi hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë. Tirana pret që përveç miratimit të rekomandimit, Këshilli europian i dhjetorit të kërkojë që paralelisht edhe Komisioni të nisë përgatitjen e platformës së bisedimeve:
Ndërsa vendet anëtare do të duhet të vendosin muajin e ardhshëm mbi rekomandimin që Komisioni europian bëri javën e shkuar për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u takuan sot në Bruksel, me pjesën më të madhe të ministrave të Jashtë të Bashkimit europian, të përfshirë në grupin “Miqtë e Shqipërisë”, një nismë e mbështetur nga Italia dhe Austria. Në takimin, i cili u përqëndrua pikërisht në hapin e mëtejshëm të vendit drejt integrimit europian, merrte pjesë dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikën e Jashtme Federica Mogherini si dhe komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn.
Ministri i Jashtëm italian Paolo Gentiloni e cilësoi si të rëndësishëm propozimin e Komisionit për Shqipërinë: “Eshtë një sinjal, besoj, në një moment kur Europa ka nevojë të rinkonfirmojë aftësinë e saj tërhqëse dhe kur Ballkani ka nevojë për stabilitet. Eshtë një rajon i cili gjithmonë ka qenë shumë delikat. Fakti që mbi bazën e rekomandimit të Komisionit dhe konsensusit të mundësuar gjatë takimit të sotëm, krijohen kushtet për të hapur formalisht bisedimet, besoj se përbën një sinjal vitaliteti në këto momente të komplikuara për Europën”.
Në dhjetor autoritetet shqiptare presin jo vetëm miratimin e rekomandimit për hapjen e bisedimeve, por si dhe në rastin e Malit të zi, Këshilli europian t’i kërkojë Komisionit të nisë paralelisht punën për anën teknike të proçesit, që praktikisht do të ishin kapitujt 23-24 të bisedimeve që lidhen drejtpërdrejtë me reformën në Drejtësi, si dhe që Komisioni të përgatisë platformën e këtyre bisedimeve.
Kryeministri Edi Rama u shfaq optimist pas takimit: “Jam i bindur që negociatat kanë nisur, në kuptimin që Këshilli do të marrë rekomandimin pozitiv, do ta adoptojë dhe do të fillojmë përgatitjet. Në momentin kur përgatitjet do të jenë përfunduar nga ana jonë dhe nga ana e Komisionit – sepse dhe Komisioni ka një proces të përgatitjes, siç ka bërë me vende të tjera përpara nesh, – do të hapen kapitujt e negociatave”.
Vendimi duhet të merret në unanimitet nga të gjitha vendet anëtare. Acarimet e dy javëve më parë me Greqinë dhe kërcënimet e saj lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë, kanë nxitur dyshimet mbi qëndrimin e Athinës. Ministri I Jashtëm grek Nikos Kotzias nuk ishte sot i pranishëm në takimin për Shqipërinë. Megjithatë ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, i cili pati një takim të gjatë me të, u shpreh se: “Nuk besoj se është në interesin e Greqisë apo të Shqipërisë që të ketë një ngërç në proçesin e integrimit europian dhe gjithmonë kam besuar se duke u thënë gjërat troç e duke i ballafaquar pikëpamjet qofshin këto dhe të ndryshme, do ta përmirësojmë në një plan afatmesëm marrëdhënien shqiptaro-greke. Besoj se Greqia do ta mbështesë proçesin e integrimit europian se është dhe në interesin e saj strategjik”.
Por përvec faktorëve të jashtëm, Shqipëria duhet të zgjidhë edhe situate e krijuar brenda vendit. Haja e bisedimeve është kushtëzuar me zbatimin e reformës në D=rejtësi, dhe veçanërisht me atë të ligjit për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ligj i cili për momentin është pezulluar, me vendim të Gjykatës Kushtetuese, pas ankimimit të bërë nga Partisa Demokratike. Gjykata ka kërkuar edhe opinionin e Komisionit të Venecias, i cili pritet të shprehet në sesionin e tij në fillim të muajit dhjetor. /Zëri i Amerikës/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje