LAJMI I FUNDIT:

Rama: Mandatin e ardhshëm do ndërtojmë shtëpinë e shtetit

Rama: Mandatin e ardhshëm do ndërtojmë shtëpinë e shtetit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur në mitingun përmbyllës elektoral në Durrës, tha se me reformat e kryera në katër vjet ndërtuan themelet e shtetit, por pas 25 qershorit do të punojnë për të ndërtuar shtëpinë e shtetit shqiptar.

“Ne nuk e kemi ndërtuar ende shtetin modern demokratik, që i trajton njësoj qytetarët, por kemi hedhur themelet e shtëpisë së shtetit shqiptar. Por, të dielën dua që shqiptarët ta ndajnë mendjen: ose do të vazhdojnë me punë për të ndërtuar shtëpinë e shtetit, ose do të kthehemi mbrapa”, tha kryeministri.

Duke ju referuar Partisë Socialiste, ai tha se nuk jemi më të mirët, “por më të mirë nuk keni parë”. “Ne nuk jemi të pagabueshëm, por në dallim nga të tjerët, jemi qartësisht, për këdo që ka sy të shikojë, forca e vërtetë që përfaqëson këtë flamur kuq e zi, si askush tjetër”, tha Rama.


Në fjalën e tij kryeministri u ndal dhe tek reforma në drejtësi. “Pallati i Drejtësisë, do të çlirohet hap pas hapi nga kthetrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar dhe do jetë Pallati i Drejtësisë së popullit”.

Në katër vitet e ardhshme, nënvizoi kryeministri, të gjithë bashkë do të ndërmarrin reformën në administratë, e cila është po aq e vështirë sa ajo në drejtësi.

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Lajme
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Lajme
Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Lajme
Kalo në kategori