Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti francez kanë shkëmbyer vlerësime dhe deklarata miqësie në Pallatin e Brigadave, ku u zhvillua ceremonia e pritjes së Emmanuel Macron. Rama tha se mes dy vendeve ekziston një miqësi e vjetër.
Kryeministri përmendi komunitetin politik europian, një projekt francez, si konfirmim se Franca është e angazhuar që “ëndrra” europiane e rajonit të realizohet.
“Shqipëria pret Francën me krenari, me kënaqësi dhe me shpresë. Shqiptarët kanë qenë gjithnjë kundër tendencave rajonale. Në të gjitha kohërat, për shqiptarët dielli lind në perëndim. Për shumë shekuj deri para pak kohësh, në sytë enjë farë Shqipërie që kishte një farë ideje të vetes së saj, Franca ishte Europa. Ne jemi të bindur që prej projektit të komunitetit politik europian, të filluar nga një frymëzim francez, konfirmon se Franca kujdeset që ëndrra europian e rajonit tonë të realizohet dhe që pritshmëritë tona legjitime për integrim, të marrin një përgjigje. Kjo ëndërr autentike bën që Shqipëria dhe shqiptarët të kenë miqësinë e francezëve të mëdhenj. Ne nuk na ka munguar mbështetja dhe miqtë francezë. Franca ka të gjitha mjetet për të udhëhequr luftën e duhur në gjirin e Europës. Mos nguroni të merrni me vete në bord një vend i cili ka probleme me pamjaftueshmëritë te tij, por nuk është vendi më pak europian për nga bindjet. Është në nder të Francës që të japë këtë përqafim vëllazëror që e pret prej shekujsh dhe është privilegji ynë në këtë ditë kur Franca na viziton përmes personit tuaj, ta mirëpresim me një ndjenjë shumë të lartë përgjegjësie”, tha Rama.
Presidenti francez po ashtu vlerësoi marrëdhniet mes dy vendeve, teksa ritheksoi mbështetjen e Francës për procesin e zgjerimit, që ai e cilësoi më shumë si “proces riafrimi”.
“Vizita e parë dypalëshe e një presidenti francez në Shqipëri. Miqësia mes dy popujve tanë është shekullore. Jam i bindur se historia që na bashkon është pasuri e çmuar dhe Franca është e vendosur ta rentabilizojë këtë marrëdhënie dypalëshe duke u mbështetur te ambiciet përballë sfidave të përbashkëta. Dua t’iu theksoj mbështetjen e Francës për atë që ne e quajmë procesi i zgjerimit, por është vështirë të bëhet një proces zgjerimi, kur flasim për proces kapitujsh, procedurash, ndërsa të gjithë ne përpiqemi të shpjegojmë që është histori dashurie. Një proces zgjerimi preferoj ta quaj ribashkim, mjafton të shohim një hartë, historinë tonë, për të kuptuar që kjo Europë nuk do të zgjerohet duke ju pritur sepse ju jeni në qendër. Ju keni qenë këtu që në fillim. Ky kontinent është një bisedë, nuk ka ditur të flasë si duhet dhe ta shpëtojë nga lufta e përhershme civile këtë vend. Na duhet shumë imagjinatë sepse nuk do zgjerojmë diçka që është kaq vështirë për të lëvizur me 27 anëtarë, por me gjithë hezitimet do ta bëjmë të ecë përpara”, theksoi Macron.
Macron mbërriti në Tiranë mbrëmjen e kësaj të hënë (16 tetor), duke shënuar vizitën e parë zyrtare të një Presidenti francez në Shqipëri. Ai vjen pas përfundimit të Samitit të Procesit të Berlinit, takim që e humbi për shkak se shtyu me disa orë vizitën prej sulmit të ndodhur në një nga shkollat franceze ditën e premte, ku një mësues francez u vra me thikë nga një ish-nxënës i radikalizuar në Arras (Pas- de-Calais)./RTSH
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania