Rama: Ja sa do të rriten pagat në arsim

Kryeministri Edi Rama, në një takim me pedagogët e Universitetit të Tiranës, ka deklaruar se reforma e ndërmarrë nga qeveria e tij ndryshoi tërësisht sistemin arsimor në vend, që sipas tij ishte rrënuar vetëm e vetëm për qëllime përfitimi.
“Një rrënim tërësor i ishte bërë jo vetëm sistemit të arsimit në këto vite, por dhe kuptimit të tij dhe vlerës së tij. Kishim thyer një rekord botëror pasi kishim 18 herë më shumë universitete se Britania e Madhe dhe 15 herë më shumë se Gjermania për frymë. Ishte një sistem me një korsi, nga klasa e parë drejt e në universitet. Ndërkohë, korsia tjetër, që është kyçe për zhvillimin ekonomik e social të vendit, arsimi profesional, ishte mbyllur”, ka deklaruar Rama.
Kreu i qeverisë ka theksuar se, rrënuese ishte edhe skema e financimit, e cila sipas tij nuk merrte në konsideratë asnjë referencë, por thjesht toleronte universitetet private që të ktheheshin në një ndërmarrje fitimprurëse.
“Kështu u shkatërrua arsimi publik dhe ai privat. U shkatërrua edhe matura shtetërore”, ka thënë Rama, duke shtuar se qeveria e tij tashmë e ka futur sistemin në shinat e ndryshimit.
“Kjo që kemi ndërmarrë ne është vetëm fillimi i një procesi ku konkurrenca duhet të ashpërsohet vit pas viti dhe ku hyrja në universitet duhet të bëhet më e vështirë dhe jo më e lehtë, për t’u siguruar që kush del nga universiteti të jetë shërbëtor i formuar i këtij populli”, ka shtuar Rama.
Më tej Rama u ka premtuar pedagogëve se pagat e tyre do të rriten. “Vetëm universiteti do të marrë 5 milionë dollarë nga fondet për pagat. Profesori i universitetit do të marrë 139 mijë lekë të vjetra në muaj më shumë, lektori do të marrë 103 mijë”, ka thënë Rama.
Ai u ka kujtuar të pranishëmve se, në 2013 buxheti i Ministrisë së Arsimit nuk mjaftonte për të mbuluar pagat e pedagogëve dhe personelit dhe parashikonte pagat vetëm për 9 muaj.
Në të njëjtat linja, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka deklaruar në këtë takim se reforma në arsim u dha përgjigjen e merituar skeptikëve të saj. Në fjalimin e mbajtur, Nikolla ka theksuar se reforma në fjalë dëboi format e ilegalitetit që sipas saj kishin përfshirë sektorin e arsimit gjatë qeverisjes së kaluar.
“Sot i japim përgjigje të gjithë skeptikëve që kundërshtuan reformën në arsim, që sipas tyre do të sillte diktatin ndaj arsimit, etj. Çdo ditë po bien këto argumenta të ngritura mbi paragjykime”, ka thënë Nikolla.
Ministrja ka theksuar se, “ky vit i ri akademik fillon me një autonomi më të madhe të universitetit dhe kuotat e studentëve të përcaktuara nga departamentet”. “Është e njëjta skemë që po zbatohet në universitetet europiane”, ka saktësuar Nikolla.
Më tej ajo ka denoncuar situatën e krijuar në arsim gjatë qeverisjes së kaluar për shkak të depërtimit të sektorit privat, një situatë që sipas saj kishte arritur “në kufijtë e paradoksit”. “Ndërsa sot kemi një raport të ri publik-privat”, ka vijuar Nikolla.
Ajo ka shtuar gjithashtu se, 90 për qind e akreditimeve ishin në parregullësi dhe me pasoja financiare për familjet shqiptare. “Ishte një akreditim që përfundonte brenda 3 ditëve. Sot bordi i akreditimit nuk drejtohet nga këshilltari i kryeministrit”, ka shtuar Nikolla. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët