Në një intervistë për rrjetin Euronews, kryeministri Edi Rama deklaroi se miratimi i reformës në drejtësi është drejt fundit dhe se do të donte që Shqipërisë t’i hapen negociatat deri në fund të vitit.
“Miratimi i reformës në drejtësi, nuk do vonohet, është e vështirë por ne jemi drejt fundit. Duam të hapim negociatat deri në fund të vitit”,- tha ai.
Rama ka kërkuar ndër të tjera t’i jepet fund stereotipit se Shqipëria është e korruptuar.
“Mjaft më me stereotipat Shqipëria e korruptuar. Është shpifje që në Shqipëri ka trafik armësh. Shqipëria një vend që po ndryshon, por ka probleme. Shqipëria është një vend me burime të jashtëzakonshme. Po përpiqemi të ndërtojmë një model të ri ekonomik, nuk duhet lënë në Evropë një zonë gri e veçuar”.
Gazetarja: Nuk ka gjyqtar të korruptuar në Shqipëri?
Rama: Duhet t’i japim fund historisë së Shqipërisë dhe Ballkanit të korruptuar dhe të inkriminuar sepse është një steriotip që është krijuar ndër vite për të kriminalizuar lehtësisht këto vende.
Gazetarja: Sipas një raporti të anti¬mafias italiane 1/3 e ekonomisë Shqiptare është e krimit…
Rama: Kjo është e neveritshme. Nuk ka pasur asnjë raport që të thotë se 1/3 e ekonomisë shqiptare është e trafikimit të qenieve njerëzore, e drogës, etj.
Gazetarja: Cilat janë shifrat tuaja? E mohoni faktin se ka trafikim droge, armësh, trafikim të femrave?
Rama: E mohoj kategorikisht dhe ju them se është plotësisht e gabuar që të flisni për trafik armësh nga Shqipëria.
Gazetarja: Pra nuk ka asnjë problem Shqipëria me krimin? Çdo gjë është në rregull?
Rama: Pse duhet të shkojmë nga një ekstrem në tjetrin? Nuk e kuptoj! Nuk ka ndonjë mendim më racional? Apo është nga ana gazetareske interesante për histori të tilla. Ju e përshkruani Shqipërinë si burim i së keqes në Evropë, por kjo nuk është e vërtetë.
Gazetarja: Kjo nuk është ajo që thash!
Rama: Është një vend që ndryshon çdo ditë, me probleme, me një të kaluar shumë, shumë të vështirë, më e vështira se e të gjitha vendeve komuniste sepse ka qenë e izoluar për 50 vite, jo vetëm në Evropën Perëndimore, por edhe në atë Lindore.
Gazetarja: Në fund një pyetje personale. Para se të hyni në politikë, keni qenë piktor. Duke u kthyer pas, nuk jeni penduar që keni lënë botën e artit?
Rama: Unë nuk pendohem kurrë për asgjë. Kisha plane të tjera, por tani jam këtu dhe kam marrë përgjegjësinë për të drejtuar qeverinë e vendit tim dhe ky është një privilegj i madh, nderi më i madh që një njeri mund të ketë. Por në të njëjtën kohë unë nuk e kam ndalu punën si artist. Jam artist ashtu siç jam dhe Kryeministër. Pikturoj gjatë takimeve, gjatë telefonatave, më ndihmon të fokusohem dhe siç e shihni kur nuk pikturoj gjatë intervistave nuk shkon gjithçka vaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Vizita e shefit të NATO-s si rikonfirmim për praninë e forcave evropiane në Kosovë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa