Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha në çeljen e Pazarit të Ri në Tiranë se fuqia e votës ka sjellë ndryshimin në kryeqytet.
“Mund të shohim këtu se çfarë fuqie ka vota, çfarë fuqie ka pjesëmarrja e të gjithëve në procesin e qeverisjes së komunitetit duke bërë zgjedhjen e duhur. Parafytyroni si do ishte sot këtu sikur në vitin 2015 Bashkia e Tiranës mos të ishte kthyer nga një konvikt me një dhomë të madhe gjumi ku gërhiste kryetari i Bashkisë në një shtëpi të përbashkët të komunitetit ku mendohet ditë e natë për njerëzit për zonat për familjet për fëmijët e të moshuarit, ku përditë bëhen projektet e tranformimit të madh”, tha Rama.
Kryeministri foli dhe për protestën e opozitës, ku tha se tek çadrat e Pazarit të ri janë njerëz të zakonshëm që ushqejnë familjet me punën e tyre, ndërsa tek çadra e bulevardit u thonë hajdeni të “mbajmë në punë gjyqtarët e prokurorët e korruptuar”.
“Si është njësoj kjo çadër këtu me çadrën atje? Si janë njësoj? Ata njerëz të zakonshëm që janë këtu tani dhe që sot fillojnë punë për të ushqyer me punën e tyre të ndershme familjet e tyre, dhe ata të tjerët që janë disa qindra metra larg dhe u thonë të papunëve hajdeni me ne që të mbajmë në punë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Nuk është pushteti që shihni çdo ditë në televizor e nëpër studio e debate por është pushteti që e ka marrë zvarrë këtë popull dhe e ka bërë drejtësinë, pazarin e vjetër ku drejtësia nuk jepet sipas nevojës por shitet e blihet si peshku, si domatet etj”, vijoi Rama.
Ndërsa kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se projekti i Pazarit të ri tregon se asgjë nuk është e pamundur. Nga sot tha ai fillojnë punën 1007 të punësuar në 308 bizneset.
“Dhe ne besojmë te një çadër e strehës dhe e punës. Kemi humbur shumë kohë me tollovi, sherre e fjalë. Ka ardhur koha ta çojmë Shqipërinë më lartë me njerëzit e punës dhe të bashkimit”, tha Veliaj.
Ai bëri të ditur dhe projektin e radhës, atë tek rruga “Kont Urani”, pas ministrisë së Arsimit. /Top Channel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Gastroenterologu në Gjilan ia largon dyvjeçarit baterinë e telekomandës nga stomaku

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja