LAJMI I FUNDIT:

Rama i cilëson shqiptarët si dembelë

Rama i cilëson shqiptarët si dembelë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vazhdon të fajësojë shqiptarët për nivelin e papunësisë. Me premtimin e pambajtur për 300 mijë vende të reja pune, kryeministri ishte në Panairin e Punës në Tiranë, ku foli për një dembelizëm masiv të kultivuar nga qeverisja e kaluar.

“Në gjithë vitet që pararendën ardhjen tonë në qeveri, është sponsorizuar ‘dembelizmi masiv’. Është incentivuar ‘dembelizmi masiv’ dhe mungesa e një strukture dhe infrastrukture. Mungesa e një mësimi profesional ka sjellë një rënie katastrofike të cilësisë dhe krahut të punës dhe një shkëputje shumë të madhe mes kërkesës dhe ofertës, mes asaj çka biznesi ka nevojë, dhe asaj çka tregu i punëkërkuesve ofron”.

Por në perceptimin e kryeministrisë, sipas Edi Ramës, shqiptarët nuk janë vetëm dembela. Shumica e atyre që kërkojnë punë janë edhe të pashkolluar.


“55% e punëkërkuesve thonë se nuk kanë profesion dhe janë me shkollë 9 vjeçare” u shpreh kryeministri, që vuri në dukje se Panairi i Punës i hapur në Tiranë, ofron 8 mijë vende të reja punë. Para Ramës, kishte folur Blendi Klosi, i cili në fjalim përsëriti disa herë sloganin “Shqipëria ka punë, por duhen profesionistë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Lajme
Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt

Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt

Lajme
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori