LAJMI I FUNDIT:

Rajonet lindore dhe jugperëndimore të Maqedonisë janë përfshirë nga të reshurat e shiut

Rajonet lindore dhe jugperëndimore të Maqedonisë janë përfshirë nga të reshurat e shiut

Enti hidrometeorologjik i Maqedonisë (EHM) bën të ditur se një pjesë e vendit është përfshirë nga një mot jostabil, i vrënët dhe me të reshura të shiut, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Të reshurat dhe vetëtimat e kanë përfshirë rajonin lindor të Maqedonisë dhe rajonin jugperëndimor si edhe Prilepin. EHM-ja njofton se të reshurat do të vazhdojnë edhe në orët e pasdites./Telegrafi/