Njëri nga të dyshuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, Milan Radoiçiq, të hënën dhe të martë ka marrë pjesë në Mbledhjen e Kuvendit të Serbisë, ku presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka raportuar për çështjen e Kosovës.
Përfaqësues të partive politike opozitare, Odës së Avokatëve dhe profesorë universitarë në Serbi, duke reaguar ndaj pjesëmarrjes së Milan Radoiçiqit në mbledhjen e Kuvendit, thonë së prania e tij nuk i ka befasuar aspak, sepse si[as tyre pushteti aktual në Serbi kaherë ka treguar hapur se mund të bëjë çfarë të dojë, duke injoruar ligjet dhe qytetarët e Serbisë.
Lideri i subjektit opozitar në serbi, Lëvizjes “Dveri”, Boshko Obradoviq, ka thënë për “Danas”, përcjell Telegrafi, se prania e Milan Radoiçiqit në mbledhjen e Kuvendit, “është fytyra e Serbisë nën këtë pushtet” .
“Nga njëra anë e kemi ndalimin e hyrjes në Kuvend për të gjithë qytetarët për një muaj, kurse nga ana tjetër kemi një qeveri që lejon hyrjen e personave të lidhur me krimin dhe vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Kjo na tregon sa është pushteti i papërgjegjshëm ndaj qytetarëve dhe e çon deri në absurditet Parlamentin, si institucionin më të rëndësishëm”, tha Obradoviq.
Ndërsa, nënkryetarja e Partisë Popullore (NS), Sanada Rashkoviq – Iviq tha se regjimi aktual në Serbi Kuvendin e ka bërë një shtëpi të sigurt për Milan Radoiçiqin.
“Prania e tij [në Kuvend] ka dërguar mesazh se Aleksandar Vuçiq dhe struktura qeverisëse mund të bëjnë çfarë të duan. Kjo është vdekje klinike e shtetit ligjor, parlamentarizmit dhe demokracisë”, tha Rashkoviq-Iviq.
Ish-kreu i Partisë Demokratike (DS), Bojan Pajtiq, tha se regjimi ka dërguar mesazh se nuk do të heqë dorë nga çdo biznesmen kontrovers dhe nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga fakti se për blerjen e votave mbështetet në qarqet kriminale.
“Tash e disa herë ata dërguan mesazh se nuk ka më dallim midis krimit dhe regjimit – ata janë bërë një Në vend se, si kryetar i shtetit, Vuçiq të simbolizojë unitetin kombëtar, ai po krijon unitet me strukturat kriminale, të cilat në publik i shfajëson, kurse secilin që nuk pajtohet me sundimin e tij – e kriminalizon”, tha Pajtiq, transmeton Telegrafi.
Kryetari i Odës së Avokatëve të Beogradit, Vladimir Gajiq, përkujton se Aleksandar Vuçiq edhe pse është jo kompetent, në raport me Radoiçiqin ka aplikuar “drejtësinë poligrafike” dhe ka ndërprerë hetimet ndaj tij në Serbi.
“Hetimi është duke u kryer nga autoritetet gjyqësore në Prishtinë, bazuar në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit. Në Prishtinë, Radoiçiq ështe nën hetim në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe të trajtohet si person në arrati”, tha ai, duke shtuar se meqë në Kuvendin e Serbisë ulet edhe Vojislav Sheshel, i dënuar për krime lufte, është krejt normale që aty të jetë edhe Radoiçiq. “Kjo tregon se Serbia është një shtet mafioz”.
Profesor i së Drejtës Kushtetuese, Bogoljub Millosavleviq, vlerëson se ata që Radoiçiqin e kanë ftuar dhe e kanë lejuar të hyjë në Parlament, haptas e përfaqësues të denjë të serbëve nga Kosova dhe në këtë mënyrë i japin legjitimitet.
Gjykata Themelore në Prishtinë në fillim të këtij viti ka lëshuar urdhër-arrest për Milan Radoiçiqin, si një prej personave të dyshuar për rastin e vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviqit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kontrolli i përbashkët kufitar Maqedoni e Veriut – Kosovë, inspektohen punimet për “One Stop Shop” në Bllacë

ESHS: Paga mesatare neto në dhjetor ishte 43.587 denarë

Pamje nga aksioni i policisë në veri – mbyllen katër qendra ilegale nën dyshimin se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës