Sadik Abdirahimi jeton më ndryshe se shumica e gjithë neve. “Qyteti të mbyt, mali të ringjall e të jep frymë”, thotë i riu nga Tetova që me këmbët e veta ka përshkuar mijëra kilometra dhe ka parë miliona ngjyra të natyrës. Telegrafi Maqedoni ka biseduar me të për të mësuar më tepër për këtë sport në Maqedoni dhe për të marrë vesh se si mund të ndjekni rrugën e Abdirahimit dhe organizatës që ai përfaqëson, Peaktrip.

1. Sa është e rëndë të jesh “guide” në Maqedoni dhe si arrite të marrësh licencat?
Gjithçka shkon me një vendosmëri dhe dëshirë, viti 2015 u bë projekti nga organizata gjermane GIZ në bashkëpunim me “Asociacionin e udhërrëfyesve ndërkombëtar malor të Maqedonisë” të cilët hapën aplikimin në nivel lokal të disa qyteteve ku kishte mangësi guidash malor, 4 persona ishim nga Tetova. I gjithë trajnimi për guidë zgjati 3 vite të plota me pjesë teorike dhe praktike në zona të ndryshme malore përfshirë Malin Sharr, parkun nacional të Mavrovës dhe parkun nacional Galiçica në Ohër. Trajnimet ishin të një niveli të lartë njohurish globale për bjeshkatari të cilat na u ofroheshin nga trajnues profesional të asociacionit të alpinistëve të Maqedonisë.
Më vonë pas 3 vitesh përvojë patëm testimin e pjesës teorike dhe praktike të inspektuara nga profesionistë ndërkombëtar të cilët individualisht na vlerësuan dhe në bazë të rezultateve përcaktuan se cilët do jenë pjesë e asocioacionit të udhërrëfyesve ndërkombëtar, ku nga gjithë 15 veta dolëm vetëm 8 persona që u licencuam për udhërrëfyes me standarde evropiane.
Që nga dita që dola si guidë i liçencuar, më lehtë arrij që të kontaktoj me agjencione turistike të profilit të njëjtë po ashtu është ndryshe nga një punë e përditshme që praktikohet në katër muret e një zyre duke bërë punën e njëjtë çdo ditë të muajit dhe çdo muaj të vitit.
Është gjithçka në natyrë dhe krejtësisht jo monotone në praktikë, aftësia për t’u ballafaquar me sfida të ndryshme zhvillohet dhe gati të krijohet si pasion për atë që e bën dhe veç asaj që vlera e pagesës është e lartë, pasi ti nuk ndjen lodhje se bën një punë.

2. Mali apo qyteti dhe pse?
Qyteti është vendi në të cilin domosdoshmërish e kemi të funksionojmë dhe ekzistojmë, kurse mali është alternativa tjetër e përkryer që mund ta zgjedhim ose anashkalojmë. Un për vete i jap prioritet maksimal, gati se çdo javë fundjavë e kaloj në pjesën e Sharrit me qasje nga fshatrat malor të qytetit, është ajo pikë në të cilën çfarëdo angazhimi psikik që ke të lehtëson në atë nivel sa që edhe kur të kthehesh në qytet do jeni me energji dhe vullnet për punë dyfish më shumë në krahasim me herën e fundit që nuk dolët në mal. Qyteti të mbyt, mali të ringjall e të jep frymë.

3. Në krahasim prej katër viteve më herët prej sot, sa është rritur interesimi për këtë sport?
Që nga dita e parë që isha pjesë e këtij trajnimi profesional, i’a arrita që të akumuloj dije dhe njohuri e cila më stimuloi që gati çdo javë të bëj organizime të fundjavës në disa shtigje me pikënisje nga fshatrat malorë të Tetovës në drejtim të majave të larta dhe liqeneve glaciale. Poashtu filloi edhe numri i të interesuarve të lëviz gati çdo herë që organizoja ndonjë ecje malore, u rrit poashtu edhe interesi për pajsisje profesionale dhe hiking. Me shpresë që ky intensitet interesimi të vazhdojë të rritet edhe nga gjeneratat më të reja.

4. A është sport i shtrenjtë dhe me sa para mund të mbarosh përgatitjet për të filluar rrugëtimin?
Varësisht sezonit dallojnë edhe veshjet, në nivel për fillestarë më shumë preferohet që çdo ngjitje të bëhet duke filluar nga mesi i majit e deri në nëntor, deri sa nuk kemi reshjet e para të borës, nga ai moment që ka borë në maja kufizohet ngjitja në disa vende pa pajisje profesionale. Për ngjitje pranverore dhe verore çdokush duhet të sigurojë të ketë një çantë shpine, këpucë të thella ose atlete të lehta, shkopinj për ecje etj. Një investim prej 150 euro mund të kompletoj secilin që t’i bashkëngjitet radhëve të hiking grupës e të marshojmë majat, gjitha fundjavat e pranverës së vonshme e gjerë në ditët vjeshtës së vonshme.

5. Sa janë të gatshëm institucionet që të investojnë në turizmin malor?
Qendra për promocioni të turizmit që e ka për detyrë të promovojë “incoming” turizëm në Maqedoninë e Veriut deri më sot nuk ka arritur që një pjesë të mjeteve t’i kanalizojë në këtë rajon, ata në forma të ndryshme arrijnë që të anashkalojnë këtë pjesë dhe mos investojnë as edhe një qindarkë me frikë që mos zhvillohet turizmi në përmasa më të mëdha në këtë anë (Pjesa shqiptare e Maqedonisë Veriore). Investimet dhe infrastruktura mungojnë poashtu nuk ka ndonjë plan investimi në këtë perlë përrallore që e posedon Sharri i Pollogut. Gjitha investimet që janë bërë në këtë pjesë kanë qenë nga organizata jo qeveritare, fonde evropiane dhe biznesmenë individual.
Pikërisht shkaku i këtij boshllëku promovimi kohëve të fundit me pajsisjet dhe energjinë e përbashkët në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram krijuam një platformë për të promovuar bukuritë e panumërta si liqenet e thella dhe majat e larta të Sharrit.
Na ndiqni e bashkëngjituni në gjitha aktivitetet e radhës të Peaktrip, bukuritë e Sharrit janë për gjithë ju që t’i ndjeni e shijoni, Peaktrip do sigurojë që çdo aktivitet të rrjedhë në mënyrë profesionale dhe të organizuar.
Bashkërisht me ekipin kemi arritur që të bëjmë foto dhe inçizime me pretendencë që ndoshta këto bukuri do të hasin në syrin e ndonjë institucioni, turoperatori ose investitori.

6. Cilat janë planet për të ardhmen?
Planet e së ardhmes mundohemi që t’i zhvillojmë me proces të vazhdueshëm ditor, që të jenë më të qëndrueshme nesër dhe pas shumë viteve. Të ngel një shabllon për gjithë rininë e qytetit e të spikatet si mentalitet i së përditshmes sonë e të identifikohemi nëpërmjet pafundësisë së majave të larta që i posedon ky masiv malor. Si fillim me rëndësi është që të krijojmë një ekip të të rinjsh nga qyteti që do kenë vullnet për të sjellur një risi aktivitetesh. Peaktrip do të lehtësojë qasjen e çdo sportdashësi nga qyteti e më gjerë që në mënyrë profesionale të bashkëngjitet në radhët e ekipit tonë.
Peaktrip në Facebook
Peaktrip në Instagram
Peaktrip në Youtube

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Perinski në Budapest: Partneriteti me Hungarinë do të kontribuojë në avancimin e zhvillimit komunal

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës