Qytetari punon arën, fshatari punon në Qeveri
Jemi dëshmitarë të dyndjeve të fshatarësisë nëpër qyteza, veçmas në Prishtinë. Kjo dyndje në këtë mënyrë shkaktoi mjaft efekte anësore për situatën e përgjithshme shoqërore, ekonomike dhe politike. Dyndja, faktikisht, shpërngulja nga fshati në qytet u bë në kërkim të mirëqenies ekonomike për popullatën që jetonte në viset rurale, në viset ku duhej të zhvillohej bujqësia, nga toka ky buron buka, ushqimi.
Me të ardhur në qytet, në Prishtinë, dhe ndërkohë me organizimin e jetës institucionale, një numër i konsiderueshëm i kësaj popullate u angazhua edhe në politikë. Si rrjedhojë, një numër i konsiderueshëm i kësaj popullate u bë edhe pjesë e sistemit qeverisës duke u punësuar në institucionet qeverisëse, përveç se si deputet ose në Kuvendin e Kosovës ose nëpër kuvende komunale.
Kjo popullatë është e shtrirë në të gjitha institucionet, si ministritë, agjencitë, kuvendet komunale dhe kompanitë publike. Këtu nuk po përqendrohem në atë pjesë të popullatës që arriti të instalohet si politikan (në cilëndo parti) ose që u bë pjesë e shoqërisë civile, e Organizatave Joqeveritare (OJQ). Tashti, si rezultat i këtij efekti anësor, qytetarët e qyteteve të Kosovës, konkretisht prishtinasit, mbetën me gishta në gojë. Edhe unë si njëri ndër ta.
Të jem më i qartë dhe më i sqaruar. Po e dimë, po e shohim dhe po e shijojmë edhe në lëkurën tonë qeverisjen në Kosovë. Është e qelbur, e kobshme, e organizuar mirë si krim dhe korrupsion. Përmes kësaj lloj qeverisje po zhduken paratë e buxhetit të tatimpaguesit të Kosovës. Dhe të gjitha fillojnë me punësimin, pra mënyrën dhe arsyen e punësimit.
Deri në këtë paragraf, një pjesë nga ju ndoshta e keni formuluar idenë që unë po përhapi racizëm ose po e ndihmojë edhe pak më shumë ndarjen regjionale, fisnore dhe familjare. Por, kjo situatë është kështu dhe ajo duhet të diskutohet dhe debatohet e jo të lejohet të vlojë nga brenda dhe të shpërthejë, mos e deshtë Zoti, në konflikt qytetar.
Me punësimin dhe angazhimin e tyre nëpër institucione publike dhe OJQ, kjo popullatë la jashtë dyerve popullatën autoktone dhe vendëse të qytezave, edhe të Prishtinës. Edhe pse nuk ka statistika për këtë lloj dyndje dhe efektet e tyre në shoqëri, sepse Enti i Statistikave të Kosovës (ESK) ka shumë probleme nga brenda si rezultat i paaftësisë në menaxhim, lehtë mund të përfundohet që Prishtinasit, praktikisht, nuk janë të punësuar në asnjë institucion publik në Kosovë, bile nuk janë as të përfaqësuar politikisht në Kuvendin e Kosovës, bile as në Kuvendin Komunal të komunës së Prishtinës.
Kjo lloj popullate, e rritur në një mjedis tjetër, u vendos në zyrë, në tavolinë dhe karrige nga leshi e nga lëkura, me kompjuter përpara, me kyçje në internet dhe me tastierë përpara. Dhe nuk vonoi shumë dhe një pjesë e mirë e kësaj popullate sot vendos për fatin e të gjithë neve, për fatin e një shoqërie dhe për fatin e një shteti, pra për fatin tënd.
Përveç tjerash, kjo popullatë ndikoi që bujqësia të mos zhvillohet ndërsa tregtia të merrte karakter të krimit të organizuar, punësimi të ndalohej për njerëz të aftësuar dhe kështu duke e paralizuar rritjen e një shoqërie të tërë të dalë edhe nga lufta. Dhe kështu, kjo popullate e përbuzë jetën në fshat, në vise rurale, aty ky buron buka dhe ushqimi.
Sido që të jetë, pa hyrë në zbërthimin e efekteve sociologjike të kësaj dyndje dhe popullate që, në esencë, është me identitet të paqartë, do të ishte mirë që në një të ardhme të afërt të fillojmë të flasim për këtë temë sepse përveç se mungesa e debatit gjithashtu edhe veprimtaria e tyre politike por edhe administrative po ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së secilit prej nesh, pa dallim.
(Autori është kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje. Pikëpamjet në këtë shkrim janë personale)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?