LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët ankohen për rritjen e vazhdueshme të çmimeve në Maqedoni: Mezi sigurojmë produktet bazë

Qytetarët ankohen për rritjen e vazhdueshme të çmimeve në Maqedoni: Mezi sigurojmë produktet bazë

Me afrimin e vjeshtës edhe qytetarët nisin përgatitjet e tyre për rezervat ushqimore dimërore. Ankesat e tyre janë të shumta, pasi thonë se gjithçka është shtrenjtuar. Për të përballuar shpenzimet mujore për familjet e tyre dhe për të bërë një jetë modeste, ata thonë se duhet të heqin dorë nga shumë gjëra dhe përsëri e kanë të vështirë të përmbyllin muajin me rrogat që marrin. Në fillim të vitit 2020 thonë ata, vajin e blinin së paku 60 denarë, ndërsa tani atë e paguajnë rreth 90 denarë.

“Normal që është e vërejmë. Edhe faturat janë shtrenjtuar, telefoni, internet. Krejt është mbrapsht. Qytetarët me një rrogë normale që është e vështirë të kalojnë muajin.”
“Të gjitha janë shtrenjtuar, buka, vaji, detergjentet. Nuk jetohet më këtu, njeriu vetëm të bëhet gati dhe të ikë. Nuk ka mundësi njeriu që të kapërcejë të gjithë muajin me një rrogë. Duhen së paku dy rroga që në një muaj të bësh një jetesë me kushte minimale.

“Me një rrogë vetëm gjysmë muaji mund të mbulohet. Për më shumë duhet shumë të shqetësohemi, të heqim dorë nga shumë gjëra të tjera.”


“Në tregun e gjelbër gjithashtu janë shtrenjtuar shumë çmimet. Janë shtrenjtuar domatet, patatet. Ushqimet janë shtrenjtuar, ndërkohë që shohim kryesisht vetëm atë të kemi. Nuk mundet, nuk mundët. Ka edhe rëndësi sa është rroga, por me një rrogë mesatare, e vështirë.”

“Mendoj se janë shtrenjtuar. Pazarin e bën burri im, ai I vëren më shumë çmimet dhe gjithçka është shtrenjtuar. Më habiti tani, çmimi i domateve ishin 150 denarë. Unë habitem se si në vendin tonë mund të kushtojnë domatet aq. Kush mund t’i blejë ato. Varet nga rroga se sa është, ja unë jam profesoreshë dhe unë nëse do jetoja vetëm nuk do ia dilja dot, ndërkohe që ne rrogën e kemi 28 mijë.”

Për një vit shporta minimale e konsumatorit u shtrenjtua për 900 denarë. Edhe nga Banka Popullore para disa ditëve paralajmëruan se rritja e çmimeve do të vazhdojë edhe më tej. Disa muaj më parë, pati një rritje të parë drastike të çmimit të vajit për gatim, pas çka çmimet e produkteve të tjera ushqimore filluan ngadalë të rriten. Analizat e Lidhjes së Sindikatave tregojnë se kostoja e jetesës po rritet vazhdimisht ndërsa pagat mbeten të njëjta. Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, rritja më e madhe u regjistrua në ushqime dhe pije me 1.5 për qind, kurse perimet rritja ka shkuar në 15.8 për qind./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Intervistë mes Shkurte Fejzës dhe djalit të saj, kandidatit për deputet nga PDK, Arbër Behluli - Pasioni dhe angazhimi i tij politik

Intervistë mes Shkurte Fejzës dhe djalit të saj, kandidatit për deputet nga PDK, Arbër Behluli - Pasioni dhe angazhimi i tij politik

Lajme
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
Kalo në kategori