LAJMI I FUNDIT:

QTSGJ organizon konferencë për paqen dhe harmoninë ndëretnike në Kosovë

QTSGJ organizon konferencë për paqen dhe harmoninë ndëretnike në Kosovë

Qendra për Trajnime dhe Studime Gjinore (QSTGJ) organizon  konferencën ”Duke shtruar rrugën për ndërtimin e paqes dhe Integrimin evropian” – Kontributi i Shoqërisë Civile në paqen dhe harmonia ndëretnike, me fokus në dialogun midis komunitetit shqiptar dhe serb në Kosovë.

Konferenca fillon në ora 9:30.

Në njoftim thuhet se objektiv i kësaj konference është të prezantojë angazhimin e autoriteteve të Kosovës në ndërtimin e paqes dhe integrimin etnik, sfidat dhe historitë e suksesit të ndërtimit të paqes, aksionet në themelimin e një harmonie të qëndrueshme ndëretnike nga perspektiva e OJQ-ve dhe perspektiva lokale përmes rrëfimeve jetësore lidhur me efektet e implementimit të Marrëveshjes së Brukselit. /Telegrafi/