LAJMI I FUNDIT:

QKUK: Mbingarkohet Emergjenca

QKUK: Mbingarkohet Emergjenca

Qendra Emergjente e QKUK-së për vitin 2010, pranoi 42 mije 684 raste. Shqetësuese për këtë qendër është se nga kjo shifër, 15 për qind e tyre janë persona që kanë pësuar nga aksidentet e trafikut, e po ashtu vazhdimisht është në rritje përqindja e personave që ngarkojnë qendrën emergjente.

Në komunikatën për media thuhet se krahasuar me 2009, në 2010 Qendra ishte e ngarkuar më shumë.

Drejtuesit e emergjencës kërkojnë nga Ministria që t’i dënoi spitalet rajonale, mjekët referues e po ashtu edhe shtëpitë e shëndetit, për shkak se 80 për qind e rasteve në këtë qendër mund të trajtohen edhe në ato institucione. /Telegrafi/