Për serbët dhe shqiptarët në Kosovë, kërcënimet kryesore për paqen dhe sigurinë përfshijnë papunësinë si dhe gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike.
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Iniciativa e Re Sociale (NSI), publikuan sot rezultatet e një ankete me 1200 të anketuar në mbarë Kosovën mbi perceptimet e qytetarëve për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndëretnik në Kosovë.
Anketa është realizuar në kuadër të projektit “FIERC” financuar nga Fondi i Paktit të Stabilitetit të Ministrisë së Jashtme Federale Gjermane.
Anketa u implementua nga 28 tetori deri më 2 nëntor nga një ekip multietnik hulumtuesish dhe mbuloi rajonet kryesore të Kosovës, duke përfshirë komunat multietnike, zonat rurale dhe urbane, dhe për këtë arsye ofron një pasqyrë shumë të besueshme dhe gjithëpërfshirëse të asaj që qytetarët mendojnë për marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë dhe si mund të përmirësohen tutje ato.
Papunësia dhe mungesa e vendeve të punës janë shqetësimet kryesore për shqiptarët e Kosovës (51%) si dhe serbët e Kosovës (46%), e pasuar nga sistemi i dobët shëndetësor dhe korrupsioni në institucionet publike.
Për shqiptarët e Kosovës tre kërcënimet kryesore për paqen dhe sigurinë në komunitetin e tyre janë: papunësia (30%), mungesa e pajtimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë (21%) dhe korrupsioni (16%).
Ngjashëm për serbët e Kosovës, papunësia konsiderohet si kërcënimi kryesor për paqen dhe sigurinë (29%), e ndjekur nga gjendja e marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë (19%) dhe së treti dhuna politike dhe ekstremizmi politik (14%).
Kur bëhet fjalë për sigurinë, 84% e shqiptarëve të Kosovës deklaruan se ndjehen të sigurt si anëtarë të grupit të tyre etnik, krahasuar me 44% të serbëve të Kosovës që ndihen të sigurt dhe 39% prej tyre që nuk ndihen të sigurt.
Sipas QKSS-së kjo tregon se përkatësia etnike perceptohet si një rrezik më i madh për sigurinë tek serbët e Kosovës sesa shqiptarët e Kosovës. Një rezultat i madh shqetësues nga anketa ka të bëjë me njohuritë e qytetarëve për mekanizmat komunalë të dedikuar për adresimin e shqetësimeve të sigurisë.
“Për shembull, 79% e shqiptarëve të Kosovës dhe 52% e serbëve të Kosovës nuk janë të familjarizuar me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e tyre.
Sa i përket perceptimeve të qytetarëve për gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë, rezultatet tregojnë se qytetarët kosovarë që kanë një pikëpamje mjaft optimiste janë në shumicë në krahasim me ata që kanë një pikëpamje më pesimiste.
Megjithatë, për shkak se anketa është kryer gjatë tetorit të vitit 2022, rezultatet mund të jenë të ndryshme në kontekstin aktual, duke marrë parasysh tensionet e rritura në veri të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Shqiptarët e Kosovës janë më optimistë për gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike në përgjithësi në Kosovë, krahasuar me serbët e Kosovës.
Sipas rezultateve, 44% e shqiptarëve të Kosovës mendojnë se marrëdhëniet ndëretnike janë të mira dhe 6% mendojnë se janë të shkëlqyera, gjë që sugjeron se shumica (50%) e shqiptarëve të Kosovës kanë një pikëpamje pozitive në krahasim me 41% që e shohin gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike në Kosova si jo të mirë.
Në mesin e serbëve të Kosovës rezultatet tregojnë se 30% mendojnë se gjendja e marrëdhënieve ndëretnike është e mirë dhe 45% e shohin atë si deri diku mirë dhe 14% si të keqe.
Kur u pyetën për pikëpamjen e tyre për gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike në nivel komuniteti, rezultatet janë më pozitive, me 58% të shqiptarëve të Kosovës që thonë se janë të mira në krahasim me 42% në mesin e serbëve të Kosovës. Gjithashtu, përqindja e atyre që e shohin gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike si të keqe në komunitetin e tyre është më e ulët në krahasim me rezultatet e përgjithshme për vendin: 6% te shqiptarët e Kosovës dhe 11% te serbët e Kosovës.
Shpat Balaj, koordinator i projektit FIERC tha se rezultatet janë çuditërisht pozitive.
Sipas Balajt, rezultatet mbi perceptimet e qytetarëve për gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike në Kosovë “tregon se komuniteti në Kosovë mund të jetë më rezilient ndaj diskursit radikal politik në vija etnike, sesa që besohet në mënyrë konvencionale”.
Sa i përket bashkëpunimit ndëretnik, rezultatet janë më pesimiste.
Jovana Radosavljevic, drejtore ekzekutive e Iniciativës së Re Sociale (NSI) theksoi se “marrëdhëniet ndëretnike përmirësojnë narrativen politike dhe veprimet që mund ta mundësojnë ose ta përkeqësojnë atë. Shoqëria civile dhe media nuk duhet të jenë mundësues të veprimeve të qeverisë dhe zmadhues të retorikës së qeverisë në rastet kur këto veprime janë polarizuese dhe nxitëse. Ata që janë në qendër të këtyre proceseve si qytetarët, iniciativat me bazë në komunitet, udhëheqësit e komuniteteve, inciativat politike që janë konstruktive dhe shoqëria civile, duhet të fuqizohen në përpjekjet e tyre për të nxitur pajtimin dhe bashkëpunimin ndëretnik.
Niveli i demokracisë së një shoqërie matet nga mënyra se si ajo trajton grupet e saj më të cenueshme, veçanërisht komunitetet jo-shumicë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës