Qindra kilogramë rrush të dëmtuar, disa qindra njerëz të përfshirë, dhjetëra traktorë të dëmtuar në protestat e “famshme” të vreshtarëve, arrestime, rrahje, dhunë dhe gjak i derdhur ky për arritjen e një marrëveshjeje që do të mbante gjallë familjet e vreshtarëve të Rahovecit, një marrëveshje e cila në fund u arrit, por e cila është në thelb më shumë se skandaloze dhe e turpshme.
2008 – I gjithë problemi fillon dy vite më parë, atëherë kur Qeveria e Serbisë bllokoi doganat dhe ndaloi eksportimin e mallrave nga Kosova. Përderisa edhe ajo pak industri që kemi ishte duke lënguar nga kjo bllokadë, popullata ishte e fokusuar në njohjen e Kosovës nga sa më shumë shtete.
Gusht 2010 – Dy vite më vonë, shohim efektet që ka pasur mos angazhimi i organeve gjegjëse për ekonominë e Republikës së Kosovës. Hashim Thaçi ftoi partitë opozitare në festën e vjeljes së rrushit, përderisa e ktheu në post Kryetarin e Komunës së Rahovecit, Qazim Qeska, një “festë” kjo, e cila do të mbahet gjatë në mend.
7 shtator, 2010 – Pikërisht në ditën kur do të duhej vallëzuar dhe festuar për ditën kur edhe zyrtarisht fillon vjelja e rendimentit nga i cili jetojnë familjet e Rahovecit, fillojnë edhe protestat. Ato erdhën si pasojë e refuzimit të bodrumeve për grumbullimin e rrushit, duke lënë kështu pa zgjidhje mijëra vreshtarë, të cilët kanë investuar dhe punuar me muaj të tërë, kanë derdhur djersën e tyre, vetëm e vetëm që ta deponojnë rrushin e tyre në bodrumet “Haxhijaha” dhe “Stone Castle”, të cilat nuk janë në faj për problemin e krijuar.
17 shtator, 2010 – Qindra traktorë mblidhen para bodrumit të verës “Haxhijaha”, në kërkim të marrëveshjes, e cila nuk u arrit dot. Destinacioni i vreshtarëve më pas ishte bodrumi “Stone Castle”, ku dhe ndodhi e keqja. Protestuesit u irrituan me qëndrimin e drejtuesve të bodrumit, me ç’rast filluan hedhjen e gurëve në drejtim të policisë, që reagoi në mënyrë të ashpër, në mënyrë mizore, ndaj pleqve të cilët kërkuan të drejtën e tyre, kërkuan që të sigurohen se a do të kenë se çfarë t’u servojnë familjeve të tyre nëpër tryeza.
Çfarë pamë? Skena të dhunshme të cilat na kujtojnë të kaluarën, rrahje të mëdha dhe në fund 28 të lënduar, një prej të cilëve ende në gjendje të rëndë. Madje edhe gazetarët pësuan nga këto protesta, kurse një nga viktimat ishte edhe kameramani i RTK-së, Valbon Haxhijahaj që vetëm kreu punën e tij. Nga protestat, të arrestuar mbetën drejtuesit e shoqatës së vreshtarëve, të cilët u liruan një ditë më vonë.
21 shtator, 2010 – Një ditë para protestës masive pranë Qeverisë së Kosovës, të cilës premtoi se do t’i bashkohej edhe Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, marrëveshja ende nuk ishte arritur. Menaxheri i “Stone Castle”, Shani Mullabazi së bashku me drejtuesit e shoqatës së vreshtarëve, mblodhën në një takim urgjent Qeverinë e Kosovës. U shpresua se marrëveshja do të arrihej dhe kjo vërtetë ndodhi, por çfarë marrëveshje se?
Komuna e Rahovecit është komuna pa kurrfarë dyshimi numër një në Kosovë dhe ndoshta edhe në rajon për rendimentet dhe bujqësinë. Kultura kryesore padyshim se është rrushi, ndërsa vreshtat e këtij qyteti dikur garonin me Francën për prodhimtarinë dhe kualitetin e verës të cilën e prodhonte, që është lider botëror në prodhimin e verës dhe kultivimin e rrushit.
Pjesa dërrmuese e qytetarëve të Rahovecit merren me bujqësi, më saktësisht me kultivimin e rrushit. Pjesa dërrmuese pret një vit të tërë, që të marrë fitimet nga deponimi i rendimentit në bodrumet “Haxhijaha” dhe “Stone Castle”, që sivjet refuzuan grumbullimin e rrushit për shkak të rezervave të mëdha nga mos shitja e verës, e cila mbeti si e tillë për arsye se nuk ka se ku të shitet.
Një mijë euro, për një hektar – ky ishte propozimi i Qeverisë, i cili u pranua nga vreshtarët. Bëjmë disa llogaritje të thjeshta – nëse një vreshtar ka pesë hektar vreshta me rrush i cili pritet të vilet, atëherë ai do të paguhet 5 mijë euro nga qeveria, përderisa ka investuar 3 deri në 4 mijë euro, që ky rrush të rritet dhe të shkojë në destinacionin e duhur. Vreshtari në këtë rast fiton vetëm 1 mijë euro, përderisa në rastet tjera do të fitonte shumë, shumë më shumë.
Me këtë marrëveshje, së pari dëmtohen taksapaguesit e Kosovës, pasi që paraja e tyre ‘digjet’ pa kurrfarë nevoje, kur rrushi është i gatshëm për prodhimtari. Së dyti, kjo marrëveshje shërben vetëm sa për t’i heshtur vreshtarët e irrituar, të cilët nuk fitojnë asgjë nga ky kompromis dhe së treti, çfarë do të bëhet me rrushin? A thua vallë do të hidhet pa pasur vend dhe treg se ku të shitet? Po çfarë do të bëhet mes familjarëve, të cilët do të konfliktohen për paratë apo ‘ngushëllimin’ e Qeverisë?
Kjo marrëveshje e propozuar nga qeveria, është skandaloze në thelb dhe në strukturë, për arsye se nuk është ndonjë zgjidhje reale e problemit. Shtrohet pyetja – si do ta kalojë një familje një vit të tërë me 1 mijë euro dhe se si do të investojë në vresht për vitin e ardhshëm? Për këtë më mirë të pyetet Qeveria, e cila nëse nuk ka ofruar një zgjidhje të pranueshme nga ana ekonomike, së paku ka ofruar një zgjidhje ngushëlluese për vreshtarët dhe qytetarët e Rahovecit, të cilët tani nuk do t’u hyjnë protestave dhe konfrontimeve me njësitet speciale të Policisë së Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama