Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, pas aprovimit nga Qeveria të vendimit për rritjen e Pensionit Kontributpagues të Moshës, sipas përgatitjes shkollore, tha se ky vendim përmirëson dukshëm mirëqenien e pensionistëve kontributpagues.
Në një konferencë për media, ministri Abrashi tha se një vendim i tillë është konkretizuar pas konsultimeve gati njëvjeçare me pensionistët dhe në konsultim me Ministrinë e Financave dhe me FMN-në.
“Ashtu siç kemi proklamuar, pensioni bazë tash do të jetë 158 euro, që veç ka filluar nga janari të paguhet, kurse nga ky muaj fillon pagesa e pensioneve tjera apo përshkallëzimi që do të jetë deri në shumën prej 230 euro. Diferenca për 41 mijë e 500 pensionistë, aq sa pranojnë pensione në këtë kategori, do të bëhet gjatë javës së ardhshme në mënyrë retroaktive nga janari”, tha ministri Abrashi, duke theksuar se pensionistët këtë muaj do të marrin pensionin me ngritje, plus diferencën nga secila shkallë e marrin nga janari.
Ministri Abrashi shprehu përkushtimin e Qeverisë për të punuar edhe për kategoritë tjera. “Ashtu siç është thënë dje nga vetë pensionistët, Lidhja e Pensionistëve, pas 17 vitesh po kthehet shpresa edhe në shtetin e Kosovës, edhe në Qeveri. Besoj që ky është një lajm i mirë për të gjithë. Ne me këtë vendim mbyllim një kapitull dhe i hapim rrugë vetes që të punojmë edhe për kategoritë tjera”, u shpreh ministri.
Ai, më tej tha se pas punëve të mira për kategorinë e atyre që janë në përfitime të asistencës sociale, që kanë pasur ngritje prej 25 për qind, edhe çështja e veteranëve ka filluar të paguhet, përkundër vështirësive.
Ministri Abrashi, theksoi se tashmë vëmendja e plotë e Qeverisë dhe e Ministrisë do të jetë tek rinia dhe masat aktive të punësimit.
“Ne jemi duke kaluar një ligj për pensionet bazike dhe kjo nënkupton ndalesën e pensioneve për ata që nuk jetojnë në Kosovë. Mendojmë se kjo skemë është shfrytëzuar nga shumë qytetarë që në njëfarë mënyre e kanë letërnjoftimin e Kosovës, por nuk jetojnë këtu. Praktikat ndërkombëtare thonë që ky lloj pensioni, që realisht është asistencë e pleqërisë, nuk praktikohet të merret nga qytetarët që nuk jetojnë në atë vend. Megjithatë mjetet që ne i kursejmë do të ndikojnë në masa tjera, qoftë në skema tjera në kuadër të ministrisë, qoftë edhe masa aktive për punësim, me fokus të veçantë rininë e Kosovës”, tha ministri Abrashi.
Ai, foli edhe për vendimin për këmbimin e pronës së paluajtshme ndërmjet Agjencisë së Pyjeve të Kosovës me Komunën e Pejës, që mundëson hapjen e më shumë vendeve të punës .“Ideja është për ndërtimin e një qendre të skijimit dhe rekreative turistike, me një numër të madh të të punësuarve. Unë e di që Komuna e Pejës ka gjetur pjesën më të madhe të investitorëve, prandaj edhe ky është një lajm i mirë për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës në fushën e turizmit”, tha ministri Abrashi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Pesë arsye pse janari konsiderohet muaji më i “gjatë” i vitit
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Rama, vizitori i parë i Terminalit të ri
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Australia, vendi me cigaret më të shtrenjta në botë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?