Qeveria: Ngjarja në Strugë dhe festimi i Ditës së Policisë, janë kërcënim për shëndetin e të gjithë qytetarëve

Nëpërmjet një kumtese të Qeverisë thuhet se “Qeveria ashpër e dënon organizimin e ngjarjes në Strugë të nxitur për shënimin e festës fetare, si dhe organizimin e festimit të Ditës së Policisë në Shkup”.
“Organizimi i këtyre ngjarjeve në kushte pandemie do të thotë, në mënyrë të vetëdijshme shkelje e ndalesave për grupime publike dhe është rezultat i vendimeve skajshëm të papërgjegjshme, të cilat kërcënohen ti vënë në rrezik dhe në pikëpyetje të gjitha efektet dhe rezultatet që ishin arritur në parandalimin e përhapjes së virusit korona”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se Struga dhe zona më gjerë në atë rajon, ishin zona me prani të theksuar të kërcënimeve në shkallë të lartë nga virusi korona, janë bërë përpjekje mbinjerëzore dhe të jashtëzakonshme, si dhe janë marrë masa nga punonjësit shëndetësor, policisë, Armatës dhe të gjithë të tjerët të kyçur në parandalimin e përhapjes së virusit dhe kjo dha rezultate.
“Tani, pas ngjarjes së djeshme, kemi situatë e cila mund të shkaktojë pasoja serioze për shkak të sjelljes së papërgjegjshme që përsëri e rriti shkallën e rrezikut për shëndetin publik dhe shëndetin e qytetarëve në komunë dhe në atë rajon”, thonë nga Qeveria.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, thuhet në njoftimin e shërbimi qeveritar për shtyp, i bën thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë urgjentisht të gjejë përgjegjësit konkret në kuadër të të gjitha institucioneve dhe atyre të cilët kanë qenë pjesë në organizimin ose mos parandalimin e këtyre ngjarjeve. Qeveria i bën thirrje ministrit Çulev të ndalojë me hapat me të cilat rrezikon shëndetin publik dhe të merr përgjegjësi.
“Qeveria kishte komunikim dhe bashkëpunim konkret me komunitetet fetare gjatë ballafaqimit me virusin korona, me të cilin u arrit pajtueshmëri se shëndeti i qytetarëve në këtë periudhë është prioritet kryesor dhe se të gjitha ngjarjet e kalendarëve fetare duhet ti përshtaten gjendjes së jashtëzakonshme, gjegjësisht se nuk duhet të mbahen për shkak të rrezikut të madh. Presim dhe kërkojmë nga KOM dhe BFI, të mos ndërmarrin asnjë hap të ardhshëm lidhur me organizimin e grupimeve me karakter fetar, përderisa ndalesat dhe masat për mbrojtjen e shëndetit janë në fuqi” theksojnë nga Qeveria.
“Njëkohësisht, u sugjerojmë personave kompetent dhe përgjegjës në vend, të cilët për çfarëdo arsye do të guxonin të organizonin ngjarje të ngjashme, që veprime të tilla mund të nënkuptonin përhapjen e epidemisë për të cilën përngjitet në përputhje me Kushtetutës dhe ligjet.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme urgjente do ti shqyrtojë pasojat e mundshme të ngjarjes në Strugë dhe në përputhje me rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive, do të ndërmerren masa kompetente për parandalimin e rrezikut për shëndetin e qytetarëve në komunën Strugë dhe rajonin më gjerë dhe për përhapjen e mundshme të rreziqeve edhe në pjesët e tjera të vendit.
Në ndërkohë, u bëjmë thirrje qytetarëve, institucioneve dhe organizatave t’u përmbahen masave për parandalimin e përhapjes së virusit korona dhe me sjellje të përgjegjshme t’i mbështesim përpjekjet mbinjerëzore të punonjësve shëndetësor për të stabilizuar gjendjen dhe për të shënuar fillimin e gjendjes së normale në vend”, thuhet në kumtesën qeveritare./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Fëmija 5-vjeçar helmohet me barëra në Dellçevë

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Kërkesat e sindikatës për rritjen e pagës minimale do të presin të paktën edhe 10 ditë

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës