LAJMI I FUNDIT:

Qeveria miraton dy nisma të propozuara nga ministrja Dhurata Hoxha

Qeveria miraton dy nisma të propozuara nga ministrja Dhurata Hoxha

 Marrëveshja bilaterale në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut si dhe Marrëveshja ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës për pjesëmarrjen e Kosovës në programin ”Evropa për qytetarët”, janë aprovuar sot në mbledhjen e Kabinetit qeveritar, me propozim të ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.

Marrëveshjet bazohen në aspiratat dhe zotimet e Republikës së Kosovës që të zhvillojë partneritet që do të kontribuojë në integrimin e Republikës së Kosovës dhe do të afirmojë vlerat evropiane në bashkëpunim bilateral dhe rajonal, duke stabilizuar edhe më tej zonën e Evropës juglindore.

Ministrja Hoxha theksoi se përmes këtyre Marrëveshjeve, Kosova e përmbush edhe një obligim që derivon nga MSA-ja, sa i përket çështjes së bashkëpunimit me vendet tjera që kanë nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, respektivisht nenin e 17-të të MSA-së.


Marrëveshjet rregullojnë edhe kontributin financiar të Kosovës në programin “Evropa për Qytetarët” dhe “Kontrollin financiar, rikuperimin dhe masat tjera kundër mashtrimit”.

Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës, theksoi Ministrja Hoxha, do të vazhdojë negocimet me shtetet respektive me qëllim që të arrihet harmonizimi i obligimeve të ndërsjella që parashihen në Marrëveshjet e ndërsjella. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?

Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?

Lajme
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Lajme
LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë

LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë

Politikë
Sfida e qeverisë së ardhshme: Si do të menaxhohen raportet me SHBA-në pas zgjedhjeve?

Sfida e qeverisë së ardhshme: Si do të menaxhohen raportet me SHBA-në pas zgjedhjeve?

Politikë
Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti

Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti

Kronika e Zezë
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi
Kalo në kategori