LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e RVM-së: Filloi dialogu social për marrëveshje të re të përgjithshme kolektive me rritjen e përfshirë të pagave për të gjithë në sektorin publik

Qeveria e RVM-së: Filloi dialogu social për marrëveshje të re të përgjithshme kolektive me rritjen e përfshirë të pagave për të gjithë në sektorin publik

Sot në Qeveri është mbajtur mbledhja e parë e grupit të punës për krijimin e marrëveshjes së parë të përgjithshme kolektive, si rezultat i konkluzionit nga seanca e fundit qeveritare.

Siç informon shërbimi për shtyp i Qeverisë, Qeveria dhe LSM sot u dakorduan për përfshirje maksimale të organizatës sindikaliste në procesin për reforma në sektorin publik i cili përfshin optimizim dhe racionalizim, si dhe disenjim të përbashkët në ligjin e ri për paga në sektorin publik, i cili duhet të zbatohet nga 1 janari i vitit 2023.

“Në mbledhjen me sindikatën përfaqësuese për arritje të marrëveshjes së përgjithshme kolektive për sektorin publik, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) të prezantuar nga kryetari Darko Dimovski ishte konfirmuar korniza e negociatave e cila në këtë fazë e përfshin harmonizimin e pagave për rritje lineare prej 2.806 denarë neto (ose 4.333 denarë bruto) për të gjithë në sektorin publik. Pika e dytë në suaza të negociatave për marrëveshjen e re të përgjithshme kolektive është kthimi i regresit për pushimin vjetor (K-150) për të gjithë sektorin publik në vitin 2023. Në mbledhjen e sotme të dialogut social u dakorduan në marrëveshjen e re të përgjithshme kolektive të përfshihet dhe konfirmohet metodologji e re për llogaritje të pagave me të cilën do të sigurohet korrigjim i rregullt i pagave sipas kritereve të cilat plotësisht duhet të konfirmohen”, njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.


Sipas konkluzionit nga seanca e fundit qeveritare, për këtë nismë janë obliguar zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, ministri i Financave Fatmir Besimi, i cili në mbledhjen e sotme është prezantuar nga zëvendësministri Filip Nikolloski, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençovska, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Admirim Aliti dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri.

Zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për Çështje Ekonomike, Koodinim me Resorët Ekonomik dhe Investime Fatmir Bytyqi në mbledhje theksoi se kjo nismë e Qeverisë është të gjendet mënyrë institucionale për harmonizim të rregullt të pagave në sektorin publik me dialog social nga i cili, sikur në rastin me pagën minimale dhe pensionet, solli rezultat që ishte vlerësuar si historik dhe ka të bëjë me të gjithë 133.700 të punësuarit në sektorin publik”, informon shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

Politikë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Lajme
Kalo në kategori