Qeveria e RMV-së do të ndërrojë makinat! Rreth 2 milion euro për huazimin e makinave të reja

Qeveria kontraktoi furnizimin e 45 automjeteve të reja luksoze të markës Pasat. Automobilat do të merren me qira për tre vite, ndërsa pas shfrytëzimit të tyre nga arka shtetërore do të shpenzohen diçka mbi një milionë e shtatëqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë euro. Përllogaritja thotë se për marrjen me qira të një automjet për tre vite do të shpenzohen thuajse 40 mijë euro. Automjetet e reja do të dedikohen për ministra qeveritare dhe për delegacione të huaja që vijnë në Maqedoni.
“Pas tre viteve automjetet duhet të kthehen në lizing kompaninë. Çdo muaj një automjet do ta kushtojë shtetin një mijë e njëqind euro, ose për të 45 automjetet e reja lizingu në nivel mujor do të kushtojë 49 500 euro”.
Në kontratën mes Qeverisë dhe lizing kompanisë qëndron edhe se shuma që është kontraktuar për 36 muaj shfrytëzim të automjeteve nuk do të ndryshojë vetëm në rast se kilometrazhi i automobilave nuk kalon 120 mijë kilometra. Në të kundërtën për çdo kilometër të kaluar plus do të duhet të paguajë 7,85 denarë shtesë. Nga Qeveria për “Alsat” shprehen se kështu çmimi është më i leverdishëm.
“Bëjmë të ditur se mënyra e këtillë e furnizimit është zgjidhja më e volitshme meqë, përveçse për karburant, nuk ka kurrfarë shpenzim buxhetor në periudhën e shfrytëzimit të automjeteve. Lizingu operativ mbulon sigurimin kasko, servisin dhe pjesët rezerve që me ndonjë model ndryshe, do të binte në barrë të buxhetit shtetëror”, thonë nga Qeveria.
Ndërsa automjetet që tani janë duke u ndërruar për të reja janë furnizuar në vitin 2018. Edhe atëherë ishin furnizuar 45 automjete për shfrytëzim në tre vite. Kryeministri Zaev gjatë dhurimit të automjetit të ndihmës së shpejtë në nëntor të vitit të kaluar kishte thënë se ndonëse automjeti është i vjetër, është në rregull në aspektin teknik dhe mund t’u shërbejë qytetarëve edhe shumë dekada.
“Automjeti është i vitit 2015, është tërësisht në gjendje të rregullt dhe me dekada do t’u shërbejë qytetarëve”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër (15.11.2020).
Ky furnizim i automjeteve luksoze për ministrat vjen në kohë kur Qeveria imponon taksë të re për qytetarët që e quajti taksë ekologjike dhe me të cilën çmimi i karburanteve do të rritet në mënyrë të përhershme për diçka më shumë se katër denarë./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Kurti akuzon Serbinë për manipulim të zgjedhjeve në Kosovë - thotë se rolin kryesor e patën Vuçiq edhe Radoiçiq

Kurti: Rashiq u kërcënua nga kryeterroristi Milan Radoiçiq

Osmani mbështet deklaratën e sekretarit Rubio për sovranitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja