LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e RMV-së shkarkoi drejtorin e fabrikës “Kolska”

Qeveria e RMV-së shkarkoi drejtorin e fabrikës “Kolska”

Qeveria njofton zyrtarisht se drejtuesi dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të fabrikës “Kolskës” janë shkarkuar.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 90-të ka shkarkuar nga detyra udhëheqësin dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të fabrikës për makina hekurudhore “Veles”, DOOEL – Veles (e njohur në publik si Kolska). Në seancë është konstatuar se menaxhmenti i fabrikës ka treguar rezultate financiare negative në funksionimin e saj, pavarësisht se këtij subjekti i është dhënë mbështetje financiare nga Qeveria”, thuhet në njoftimin e Qeverisë dërguar mediave.

“Ekipi menaxhues i fabrikës së makinave hekurudhore “Kolska” do të shkarkohet për shkak të mosdhënies së rezultateve, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski


“Sot kemi grevë të punëtorëve të fabrikës ‘Kolska’, por drejtori dhe anëtarët e bordit drejtues janë larguar. Ata duhet të jenë bashkëpunëtorët. Nëse jeni drejtor dhe thjesht vini në një mbledhje të Qeverisë pa bërë asgjë në kompaninë tuaj, për të racionalizuar një proces, për të përmirësuar të ardhurat që keni, për të rritur faturimin, për të ulur kostot dhe e vetmja gjë që dini është të kërkoni ndihmë financiare, atëherë nuk kam nevojë për një drejtor të tillë. Nuk dua të punoj me drejtorë të tillë”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për media.

Punonjësit e kësaj fabrike sot kanë protestuar para Qeverisë duke kërkuar shlyerjen e pagave të prapambetura dhe zgjidhjen e problemit me llogarinë e bllokuar të fabrikës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori