Një kontratë prej 47,757 eurove ka lidhur Zyra për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë me një kompani private për furnizim me lule të freskëta.
Taksapaguesve do tu kushtojë mbi 2,9 milion denarë freskimi i Qeverisë dhe Presidencës për protokolle shtetërore.
Përmes, faqes elektronike për furnizime publike detajet e tenderit u panë se fituese është “Trista-Grup” DOOEL Shkup. Buqetat e dekoruara të luleve prej më të ndryshmeve shihet se kanë çmimin nga 2,100- 5,900 denarë. Kjo kompani ka fituar tenderin e ngjashëm për të tretin viti radhazi, ndërsa nga Qeveria thonë se kanë zgjedhur më të lirën.
“Sipas ligjit, prokurimi publik ishte shpallur në mënyrë transparente dhe në të mund të merrnin pjesë të gjitha kompanitë e interesuara. Kompania është përzgjedhur sipas ofertës më të lirë në treg”, thonë nga Qeveria e RMV-së.
Kjo marrëveshje është lidhur më 4 shkurt të këtij viti. Pece Mirçeski si drejtor i Shërbimit është nënshkrues i marrëveshjes me kompaninë “Trista-Grup” DOOEL Shkup.
Në tregun e luleve në Shkup, shitësit na bënë një përllogaritje të një buqetë identike që është në ofertë, dhe doli të jetë 500 denarë më e lirë pa përfshirë tvsh, por që në çmimet me shumicë janë edhe më lirë.
“Në periudhën kur vjen 8 Marshi dhe Shën Valentini meqë kërkesa në gjithë botën është më e lartë rritet edhe çmimi i luleve, ndërsa në pjesën tjetër të vitit janë më lirë”, u shpreh Snezhana Pavlloviç.
Në ditën e të dashuruarve shitësit e luleve thonë se ka rënë kërkesa e blerjes së luleve, jo nga që qytetarët tanë nuk janë romantik, por thonë se në këtë krizë më ato para blejnë bukë.
“Një qytetarë i thjeshtë mezi arrin ta blej një trëndafil, i cili kushton 150 denarë. E keni para sysh Qeveria shpenzon 47 mijë euro për të dekoruar hapësirat e brendshme për protokolle shtetërore të Presidencës dhe të Qeverisë brenda një viti”, raporton gazetari i Alsat, Adnan Qaili.
Kjo nuk është hera e parë që Qeveria lidh marrëveshje me këtë kompani për aranzhimet e luleve. Në vitin 2020, vlera e kontratës “për lule” ishte 47,889 euro, ndërsa në vitin 2019 ishin lidhur dy kontrata. E para më 28 maj, vlera e së cilës ishte 46.900 euro dhe e dyta më 17 qershor për mirëmbajtje dhe rregullim të sipërfaqeve të gjelbra në Qeveri dhe objekte të tjera banesore, në vlerën 12.717 euro./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Filkov: Tani është momenti që BE të tregojë lidership të vërtetë dhe vullnet politik për integrimin e Ballkanit Perëndimor

LDK mbledh kryesinë – diskutohet rezultati zgjedhor

Janevska: Gjatë këtij mandati do të përfundojnë të gjitha punimet në ndërtim të Fakultetit të Informatikës

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa