Për rreth 1 orë fjalim, kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në konferencën vjetore “vit i mundësive të reja” më shumë se 10 herë përmendi Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Por me të mbaruar fjalimin, në video-prezantimin që shfaqej prapa tij sistemi i ri tatimor promovohej përmes një kuponi fiskal rus.
Edhe pse ky video incizim ka kaluar pa u kontrolluar fare nga personat kompetent në qeveri, kryeministri Kovaçevski u shfaq i pa shqetësuar, tha se bëhet fjalë për gabim njerëzor dhe nuk duhet zënë për të madhe.
“Shihni, kishte sekuencë të tillë, unë nuk ua marr për të madhe, por edhe t’i fajësonim, dikush kur punon edhe bën gabime, njerëzit që kanë punuar në produksionin e asaj video kanë shfrytëzuar ndonjë incizim të cilën e kanë montuar në video, gjithsesi konsideroj që ja unë, mund të kërkoj falje në emër të atyre të cilët në mënyrë profesionale punojnë në montimin e videove”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
Kovaçevski dhe zyra e informimit në qeveri megjithatë nuk përgjigjen në pyetjet e ALSAT se kush ka qenë agjencia apo personat të cilët kanë punuar për realizimin e kësaj video promovuese si dhe për atë se kush është kompetent në kontrollimin e materialeve të tilla para se të publikohen.
Përveç Kovaçevskit, në rreshtin e parë për të ndjekur këtë video ishin pjesa më e madhe e kabinetit qeveritar, si Artan Grubi, Oliver Spasovski, Fatmir Besimi, Sllavjanka Petrovska, Fatmir Bytyqi, Nikola Tupançevski, Kreshnik Bekteshi, Bekim Sali dhe tjerë.
Reaguan nga Lëvizja BESA, sipas tyre kjo nuk është e rastësishme por po ndodhë për shkak të lidhjeve dhe bizneseve që kanë strukturat shtetërore me Rusinë.
“Me këtë kjo qeveri dëshmon haptas se ky vit do të jetë viti i promovimit jo vetëm të kuponëve fiskal rus, por edhe i politikës ruse. Në videon promovuese më e keqja është se këtë e kanë miratuar edhe ata të cilët gjatë gjithë kohës trumbetojnë për koalicion Evropian, kurse në anën tjetër si duket nuk mund të çlirohen nga fenomeni rus sigurisht për shkak të lidhjeve dhe bizneseve që kanë struktura të larta të shtetit. Gjatë gjithë kohës Bashkimi Evropian, ka ngritur shqetësim për ndikimin rus në Maqedoninë e Veriut, por kjo siç do herë nuk është marrë seriozisht nga qeveria”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA.
Në mes tjerash në këtë konferencë u diskutua edhe për krizën ekonomike të nxitur nga agresioni rus në Ukrainë. Gjatë gjithë kësaj kohe funksionarët shtetërorë kanë alarmuar për ndikimin rus në vend por kanë vepruar ndryshe, për shembull, ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, kishte deklaruar më herët se blerja e gazit në kompanitë ruse financon ushtrinë ruse, por ministria me të cilën udhëheq ai ishte furnizuar me naftë nga një kompani ruse. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania