Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë mbledhjen e 131-të të rregullt

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e saj të rregullt të 131 me disa pika të rendit të ditës nga programi i punës dhe në interes të qytetarëve.
Në këtë mbledhje Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të shqyrtojë Informacionin për mbledhjen e mbajtur të Këshillit Mbikëqyrës për monitorimin dhe ndjekje të progresit në zbatimin e E-122 në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Grupin punues ndërdikasterial të themeluar (ekipi operativ) për ndërmarrje të aktiviteteve për realizim dhe zbatim të Sistemit për thirrje urgjente E-122 në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që do ta prezantojë Qendra për Menaxhim me Kriza, njofton Telegrafi Maqedoni.
Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, në mbledhje do të shqyrtohet edhe Informacioni për nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për Tregti dhe Industri të Republikës së Kosovës, lidhur me kontrollin e mallrave strategjike.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhje do të njoftohet edhe me Informacionin për progresin e implementimit të Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes për vitin 2018, si dhe për punën e Këshillit ekonomik-social, për vitin 2018, që në këtë mbledhje do ta propozojë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Qeveria sot, do të prononcohet për Propozim-vendimin për themelimin e Komisionit për zbatimin e procedurës për dhënie të Kontratës për vendosjen e partneritet publik-privat për ndërtimin e një sistemi të ri për shpërndarje të gazit natyror në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qeveria gjithashtu duhet të japë mendim edhe për Raportin vjetor të punës së Komisionit për mbrojtjen e së drejtës për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2018, si dhe për Raportin e Punës së Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë Veriore për vitin e kaluar.
Në mbledhjen e sotshme me propozim të Sekretariatit për Çështje Evropiane, do të shqyrtohet informacioni për organizimin e manifestimit me rastin e shënimit të 9-majit, Ditës së Evropës.
Mbledhja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, është paraparë të fillojë në orën 12:00./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës