LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë miratoi Program për kthimin e mjeteve për blerjen e automobilave për personat me aftësi të kufizuara

Qeveria e Maqedonisë miratoi Program për kthimin e mjeteve për blerjen e automobilave për personat me aftësi të kufizuara

Qeveria sot miratoi Program për kthimin e mjeteve të paguara si detyrime doganore, tatim mbi vlerën e shtuar dhe akciza për blerjen e automobilave për persona me aftësi të kufizuara fizike të rënda dhe më të rënda, persona me çrregullime mentale mesatare, të rënda dhe të thella për persona plotësisht të verbër me shoqërues dhe për personat plotësisht të shurdhër për vitin 2021.

“Ky program synon të sigurojë qasje më të lehtë në automobil për këta përdorues, me këtë edhe lëvizshmërinë e tyre më të lehtë dhe përfshirjen sociale në bashkësi”, thuhet në kumtesën nga seanca e 38-të e qeverisë.

Përveç kësaj, me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në seancën e sotme të Qeverisë u miratuan Projekt Programi për ndërtimin, pajisjet dhe mirëmbajtjen e objekteve të mbrojtjes sociale dhe shtëpive për të moshuarit për vitin 2021, si dhe Projekt programin për ndërtimin, pajisjen dhe mirëmbajtjen e objekteve për mbrojtjen e fëmijëve për vitin 2021.


“Ky program rregullon financimin për ndërtimin, pajisjen dhe mirëmbajtjen e objekteve të mbrojtjes sociale dhe shtëpive për të moshuarit për vitin 2021, si dhe ndërtimin dhe pajisjen e kopshteve për fëmijë, si pjesë e projekteve kapitale dhe si pjesë e strategjisë së investimeve në mbrojtja e fëmijëve në zhvillimin e hershëm të fëmijërisë dhe kujdesi për kategoritë e ndjeshme shoqërore”, informon shërbimi shtetëror për media.

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Kalo në kategori