LAJMI I FUNDIT:

Qeveria daneze planifikon t’ua marrë shtetësinë imamëve radikalë

Qeveria daneze planifikon t’ua marrë shtetësinë imamëve radikalë

Ata që predikojnë ide që janë në kundërshtim me kushtetutën e Danimarkës mund të humbin shtetësinë e tyre, nëse propozimet e paraqitura nga një parti kundër emigracionit adoptohen nga qeveria e vendit.

The Local ka raportuar se Partia Popullore Daneze (DPP) – e cila aktualisht është e dyta për nga numri i vendeve në parlamentin shumëpartiak të Danimarkës – ka paraqitur planet në përpjekje për të dëbuar imamin e zëshëm Abu Bilal Ismail, shkruan Gazeta Express.

Ismail, imam në xhaminë Grimhoj në qytetin e Arhusit, ka bërë thirrje për zhdukjen e hebrenjve – ndërsa një dokumentar së fundmi ka shfaqur atë duke mbështetur vrasjen me goditje me gurë të jobesimtarëve dhe të femrave që kryejnë tradhti bashkëshortore.


Legjislacioni i propozuar mund të zgjerojë limitet e kushtetutës daneze për të kufizuar lirinë fetare në raste ekstreme.

Propozimet thuhet të jenë mbështetur nga Socialdemokratët, grupi më i madh i koalicionit, nga Partia Konservatore dhe Partia Liberale, duke siguruar praktikisht një shumicë për projektligjin në parlamentin e Danimarkës.

Në trend Botë

Më shumë
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Amerika
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

Amerika
Kalo në kategori