Qeveria e Kosovës brenda tri viteve do të hyjë borxh 2.3 miliardë euro. Me këto para parashihet realizimi i 39 projekteve, kryesisht infrastrukturore.
Ndërtimi i Autostradës së re Prishtinë-Gjilan dhe Rehabilitimi i linjës hekurudhore nga kufiri me Serbinë deri në Prizren janë dy nga projektet më të kushtueshme që do të financohen me kredi, shkruan Gazeta Fjala.
Kështu ka vendosur Këshilli Kombëtar për Investime, të cilat parashihen edhe në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2017-2019. “Pas shqyrtimit të propozimeve nga ministritë gjegjëse, KKI (Këshilli Kombëtar për Investime) në dhjetor 2015 ka aprovuar Listën që përfshin 39 projekte infrastrukturore, kostoja totale e të cilave kalon shumën prej 2.3 miliardë euro”, thuhet në dokumentin që posedon Gazeta Fjala.
Ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se tashmë janë dakorduar me Fondin Monetar Ndërkombëtar për rreth 450 milionë euro investime që duhet të ndodhin përmes klauzolës së investimeve. “Përmes kredive nga bankat zhvillimore dhe këto janë projekte një pjesë e konsiderueshme në infrastrukturë. Për hekurudha veç e kemi finalizuar marrëveshjen, për hekurudhën nga Hani i Elezit deri në Veri në Leshak, që është një projekt, i cili kushton 195 milionë euro, për të cilin 80 milionë euro i kemi kredi. Kemi nënshkruar një marrëveshje tjetër prej 29 milionë euro për disa rrugë regjionale në Kosovë. Jemi duke i negociuar dy projekte të rëndësishme në sistemin e ujitjes”, ka thënë Hoti
Ai vlerëson se këto projekte do të ndikojnë në zhvillim ekonomik pavarësisht se direkt nuk gjenerojnë kthim në investime. “Është kompleks i projekteve që ndikojnë drejt për drejt në zhvillim ekonomik sepse krijojnë vende pune. Projektet në ujitje mund ta dyfishojnë prodhimin bujqësor në vend”, pohon Hoti duke arsyetuar nevojën për investime në këto fusha.
Aktualisht, Kosova ka rreth 800 milionë euro borxh publik, i cili është krijuar nga huat që Qeveria e vendit ka marrë për projekte të ndryshme.
Rritjen e nivelit të këtij borxhi, kreu i financave të Kosovës nuk e sheh me rrezik për shkak të dakordimit me FMN-në që të mund të hyjnë në obligime të ngjashme financiare deri në 10 për qind të Bruto Produktit të Brendshëm, nga 2 për qind sa ka qenë limit i deritashëm. “Tash e kemi ndryshuar ligjin për financat publike bashkë me fondin monetar ndërkombëtar, tash kemi krijuar hapësirë shtesë për investime përmes asaj që ne e quajmë klauzolë. E cila na mundëson që ne si qeveri të hyjmë në borxh 10% në banka zhvillimore për të investuar vetëm projektet kapitale”.
Lista e projekteve
Nga Lista e përgjithshme e projekteve me prioritet tetë projekte tashmë janë në fazën përfundimtare të negocimit me financues dhe për disa veç janë nënshkruar marrëveshje.
Për rehabilitimin e rrugës Hekurudhore 10, Ndërtimi dhe modernizimi i linjës hekurudhore Prishtinë – Fushë Kosovë – Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, dhe Rehabilitimi i përgjithshëm i linjës hekurudhore lindore dhe jugore (kufiri me Serbinë – Podujevë – Fushë Kosovë, Klinë – Prizren), tashmë janë finalizuar marrëveshjet për financim. Ndërkaq, po negociohet zgjerimi i sistemit të ujitjes së Kompanisë “Radoniqi”- faza e II-tësi dhe rehabilitimi i sistemit të Ibër-Lepencit.
Rehabilitimi i rrugëve rajonale, ndërtimi i rrugës N9 Prishtinë – Pejë (SEETO Rruga 6 A) pjesa nga Kijevë -Klinë deri në Zahaq, është në fazën përfundimtare.
Ndërkaq, në vitin 2017 do të filloi projekti i ndërtimit të Autostradës së re Prishtinë-Gjilan – Dheu i Bardhë.
Megjithatë, lista e projekteve nuk është e kompletuar ende. “Varësisht nga progresi që ministritë e linjës bëjnë në përgatitjen e projekteve të reja, ato do të shqyrtohen nga Këshilli Kombëtar për Investime dhe potencialisht do të përfshihen në Listën Prioritare, duke përfshirë edhe projekte në sektorin social”, thuhet në dokument. /Gazeta Fjala/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi teoria e relativitetit e Ajnshtajnit mund te sjell revolucion në punë?
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Rritja e çmimeve, Kosova bëhet pjesë e bojkotit të supermarketeve
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
Kosova ka 416 mijë hektarë tokë të shfrytëzueshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi