LAJMI I FUNDIT:

Qëndrimi i Francës rreth nisjes së bisedimeve mes BE-së dhe Maqedonisë mbetet i njëjtë

Qëndrimi i Francës rreth nisjes së bisedimeve mes BE-së dhe Maqedonisë mbetet i njëjtë

Takimi i djeshëm i ambasadave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian nuk ndihmoi që Franca të ndryshojë mendim rreth nisjes së bisedimeve mes BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Nuk presim të kemi ndryshim të qëndrimeve deri në mbledhjen e ministrave të martën në Luksemburg, asgjë s’ka ndryshuar nga java e kaluar, vendimi duhet ta merr Emanuel Macron”, sqarojnë për AIM diplomatë të pranishëm në mbledhjen e djeshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto diplomatë, për AIM, nuk e vërtetojnë informacionin se Franca “nuk është optimiste” për nisjen e bisedimeve për Maqedoninë dhe Shqipërinë, ashti siç raportuan disa media franceze.


“Nuk mund të vërtetojmë një informacion të tillë për shkak se Franca nuk ka qëndrim, dhe nuk mund të thuhet nëse është optimiste apo jo”, thonë për AIM, burime diplomatike.

Bisedimet mes vendeve anëtare të BE-së janë të fokusuara në ndarjen e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut, posaçërisht pas qëndrimit të qeverisë holandeze dhe kushtet e vendosura nga Gjermania. Pritet që disa vende edhe më tej të vazhdojnë që këto dy vende të shkojnë bashkërisht në paketë.

Për disa vende është problematike ndarja e Shqipërisë me Maqedoninë, për shkak se do të krijojë përshtypjen se po izolohet procesi negociues i vendeve me popullatë myslimane ndërsa të tjerët thonë se Tirana do të ndikonte negativisht në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori