LAJMI I FUNDIT:

Qëndresa, më e mira përsëri!

Qëndresa, më e mira përsëri!

Futbollistja Qëndresa Krasniqi është duke hyrë në histori, pasi është shpallur nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) për të dytën herë me radhë si futbollistja më e mirë në vend. Ajo me talentin dhe punën që po bën lirisht mund të vlerësohet si mbretesha e futbollit kosovar.

“Jam shumë e kënaqur me vlerësimin që më është bërë. Falënderoj Federatën e Futbollit, bashkëlojtaret, trajnerin Suad Keçi dhe Afërdita Fazliun për mbështetjen e madhe që më kanë dhënë gjatë gjithë kohës. Ky çmim më motivon edhe më shumë të punoj në të ardhmen dhe të kam suksese të reja”, ka thënë Qëndresa Krasniqi, për Epokën e Re.

Futbollistja e Prishtinës ka treguar se shumë shpejt do të transferohet në futbollin gjerman për ta vazhduar karrierën futbollistike. Krasniqi thotë se është duke punuar shumë të ketë sukses edhe në këtë vend.

“Pres që karrierën ta vazhdoj në futbollin evropian, në Gjermani. Besoj se edhe aty do të kam sukses, pasi jam duke punuar në mënyrë intensive për faktin se në futbollin evropian kërkohet shumë më shumë se në Kosovë”, ka shtuar ajo, transmeton Telegrafi.


Mbretëresha e futbollit kosovar ka treguar edhe për një brengë tjetër. Krasniqi ka thënë se futbollistet e skuadrës nga kryeqyteti po luajnë pa asnjë cent dhe të gjitha janë të pakënaqura me këtë situatë.

“Jemi duke luajtur pa rroga dhe jemi shumë të pakënaqur me këtë dukuri. Shpresojmë se kjo situatë të ndryshojë dhe ne të paguhemi. Asnjëherë nuk kemi marrë të holla”, ka treguar Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Tifozët e Man Cityt tallen me Viniciusin me transparentin gjigant

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat

Polemikat në ndeshjen Inter-Fiorentina, analistët reaguan me frazat "ata duhet të dilnin nga fusha" dhe 'vdekja e futbollit'

Serie A
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Kalo në kategori