LAJMI I FUNDIT:

Putin i shkruan Trump: Rusia e gatshme për dialog me SHBA

Putin i shkruan Trump: Rusia e gatshme për dialog me SHBA

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka dërguar një letër homologut të tij amerikan Donald Trump, në të cilën shpreh gatishmërinë e Moskës për të dialoguar me Uashingtonin për tema të shumta.

“Marrëdhëniet ruse-amerikane janë një faktor kyç në sigurimin e stabilitetit strategjik dhe sigurisë ndërkombëtare”, thuhet në letrën e presidentit Putin.

Takimi i dy udhëheqësve, i planifikuar për 1 dhjetor në Buenos Aires, në margjinat e samitit G-20, ishte anuluar nga ana e presidentit Trump, duke thënë se kjo do të ishte zgjidhja më e mirë për të gjitha palët, pasi Rusia kishte kapur tri anije të Ukrainës disa ditë më parë.


Kremlini ka përsëritur vazhdimisht se është i hapur për dialog, kujton Associated Press.

Letra për Trump është një nga dhjetëra të ngjashme që Putini u dërgoi udhëheqësve të vendeve me rastin e Vitit të Ri dhe Krishtlindjes.

Në trend Botë

Më shumë
Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington

Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington

Botë
“Për sa e tradhtove vendin, kryeministër?”: Momenti kur një aktivist opozitar 'ia mësyu' tryezës së kryeministrit hungarez, Viktor Orban

“Për sa e tradhtove vendin, kryeministër?”: Momenti kur një aktivist opozitar 'ia mësyu' tryezës së kryeministrit hungarez, Viktor Orban

Evropa
Në Florida evakuohen mijëra të burgosur teksa Biden thotë se ky mund të jetë uragani më i keq që ka goditur këtë shtet në 100 vjet

Në Florida evakuohen mijëra të burgosur teksa Biden thotë se ky mund të jetë uragani më i keq që ka goditur këtë shtet në 100 vjet

Amerika
Shkatërrohet vila e Putinit në Detin e Zi, lideri rus heziton ta vizitojë nga frika e sulmeve ukrainase me dronë

Shkatërrohet vila e Putinit në Detin e Zi, lideri rus heziton ta vizitojë nga frika e sulmeve ukrainase me dronë

Evropa
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Bosnja
Vizita e Dalai Lamës në Gjermani shqetëson kinezët

Vizita e Dalai Lamës në Gjermani shqetëson kinezët

Kalo në kategori