Të gdhendësh e të vizatosh mbi dru, është një art i veçantë, dhe jo çdokush mund ta bëjë. Për ta bërë atë duhet përkushtim dhe shumë precizitet.
Artisti Albert Selimi, ka tre vite që e praktikon këtë lloj arti. Ai çdo ditë punon mbi dru portrete e pamje te ndryshme, derisa këto punime po bëhen të kërkuara gjithnjë e më shumë.
Ai ka thënë se pasioni për këtë lloj të artit, lindi krejt rastësisht.
“Në fund të vitit 2015 mbeta pa punë për disa muaj, dhe kur u afrua koha e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri kemi ble dru si të gjithë shqiptarët për t’u ngrohur. I kam përdorë të njëjtët dru që i kam ble për ngrohje. Më kujtohet shumë mirë që kam filluar me disa punime shumë të thjeshta. I kam postuar në instagram. Një mik i imi i ka parë dhe i ka porositur dhjetë copa. I kam punuar dhe ia kam dërguar, njerëzit që i kanë pa i kanë pëlqyer shumë. Tash po bëhet viti i tretë që unë merrem më këtë profesion dhe çdoherë dalin gjëra të reja”, deklaron për RTV Dukagjinin artisti Albert Selimi.
Punimet e tij, duan kohë të gjatë, mirëpo gjithashtu duhet të punohen me shumë dashuri, që ajo të dalë në sipërfaqe.
Ahu, bungu e qarri, janë llojet e drurit me të cilat ai punon. Sepse mbi to, mund të krijon me lehtë forma të ndryshme. Ndërsa, secila nga këto punime ka emrat e tyre.
“Kam filluar shumë thjeshtë me pluhur me xixa, me llaçe, kimika etj., ndërsa tash kam kaluar edhe me akuareli dhe i shtojë rruza për estetikë më të madhe. Në fillim të them të drejtën nuk kam ditur as të vizatoj, por me vullnet dhe dëshirë për të bërë diçka interesante kam arritur sukses”, tregon më tej artisti.
Për një kohë shumë të shkurtër, punimet e këtij artisti po cilësohen si unike. Përveç tregut kosovar, ai tashmë ka kërkesa të mëdha edhe në tregjet botërore.
Artisti ka thënë se pasioni për këtë lloj arti rritet edhe më shumë pëlqehet nga klientët.
“Kam filluar të bëj punime me motive të festave. Pastaj kanë filluar të rriten kërkesat e klientëve. Shoqet e motrës sime, që jeton jashtë vendit, i kanë pëlqyer punimet dhe kanë filluar me porositë. Edhe me njohjet që kam pasur me të huajt në Kosovë, mi kanë pëlqyer punimet. Ata i marrin kryesisht për dhurata. Viti i dytë që shesh produktet edhe jashtë vendit, madje kam arritur të shes edhe në Amerikë. Është një ndjenjë shumë e mirë që nuk e kisha besuar se do të arrijë këtë sukses”, shprehet më tej Alberti.
Këto punime janë të paraqitura, në formën e drurit rrethorë të madhësive të ndryshme.
Artisti Albert Selimi, ka thënë se shumë shpejt do të sjellë edhe forma të tjera të veçanta. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi