LAJMI I FUNDIT:

Punëtoria e parë ‘Dizajnimi me pjesëmarrjen e komunitetit’për rifunksionalizimin e kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë

Punëtoria e parë ‘Dizajnimi me pjesëmarrjen e komunitetit’për rifunksionalizimin e kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë

Është zhvilluar punëtoria e parë ‘Dizajnimi me pjesëmarrjen e komunitetit’ për rifunksionalizimin e kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë inicuar nga Anibar.

Qëllimi i punëtorisë është të gjenerojë ide dhe propozime mbi mundësitë e përdorimit të hapësirave të kinemasë bazuar në kërkesat e komunitetit, për të shtyrë rikthimin e aktiviteteve në kinema dhe shfrytëzimin e objektit për tw mirën e qytetit dhe qytetarëve.

Këto lloj punëtorish janë një ndër metodat më të aplikuara në botë sa i përket rifunksionalizimit dhe ridizajnimit të hapësirave publike dhe të tjerave me interes për komunitetin. Përfshirja e komunitetit garanton që planifikimi të bëhet në akord me qytetarët dhe që hapësira të jetë e frekuentuar nga ata me ndihmën e të cilëve është bërë rifunksionalizimi.


kine

Konkludimet e dala nga kjo punëtori do të shërbejnë si bazë mbi të cilën do të punohet për fazat e mëtutjeshme të këtij procesi kompleks.

Kjo punëtori u zhvillua me 15 pjesëmarrës ku u përfshinë prezantime, vizita e hapësirave të kinemasë, si dhe tri procese të punës dhe komunikimit mes pjesëmarrësve që përfshinë:

– Shenjëzimi në hartë i aktiviteteve;

– Gjenerimi i ideve përmes gjeneratorit me tri fusha: grupi i targetuar, aktiviteti, hapësira;

– Vlerësimi i propozimeve nga vetë pjesëmarrësit sipas vështirësisë së realizimit dhe impaktit që do të kenë në kinema.

Përderisa për këtë punëtori të parë pjesëmarrësit ishin kryesisht studentë, në punëtoritë e radhës do të përfshihen edhe grupet e tjera të qytetarëve të cilët janë të lidhur në një mënyrë ose tjetrën me procesin e rifunksionalizimit të kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë.